Protestë me bidona bosh para Bashkisë Vlorë: Uji është jetik, jo politik!

Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sot para Bashkisë së qytetit për mungesën e ujit të pijshëm.Me pankarta në duar dhe bidona bosh ata kanë qëndruar për disa minuta në oborrin e godinës së Bashkisë.“Punoni ose ikni!”, “ Uji është jetik jo politik”, “ Një popull që fle vdes”, ishin disa nga shkrimet në pankarta.Ndërkohë përgjatë gjithë protestës përpara Bashkisë ishte pozicionuar një kordon policie.[caption id="attachment_637620" align="alignnone" width="643"]protesta vlore uji2 Protesta me bidona para Bashkisë Vlorë[/caption][caption id="attachment_637619" align="alignnone" width="641"]protesta vlore uji3 Protesta me bidona para Bashkisë Vlorë[/caption][caption id="attachment_637621" align="alignnone" width="640"]protesta vlore uji Protesta me bidona para Bashkisë Vlorë[/caption]