Kapet duke vjedhur banesën tek “Muhamet Gjollesha”, vodhi dhe 4 të tjera

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa u kap në flagrancë duke vjedhur një banesë në kryeqytet.Fatmir Cena, banues në Tiranë,u ndalua të dielën duke vjedhur banesën e shtetasit N.Z 60 vjeç në rrugën “Muhamet Gjollesha”.Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i materialeve të vjedhura në banesë.Nga hetimet e kryera të policisë rezulton se 57-vjeçari dyshohet si autor i vjedhjes së katër banesave të tjera, përkasisht:-më datë 29.06.2015, tentativë vjedhje -më datë 01.08.2015, tentativë vjedhje - më datë 09.09.2015, vjedhje banese e shtetasit Gj.D -më datë 06.12.2015, tentativë vjedhje.