Remitancat bien me 18% në tremujorin e tretë

Kriza greke uli me 30 milionë euro dërgesat e emigrantëve gjatë muajve të verës. Sipas Bankës së Shqipërisë gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, remitancat arritën në 135 milionë euro, me rënie 18% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Një rënie e pritshme në këtë periudhë, kur Greqia, vendi nga vijnë edhe pjesa dërrmuese e dërgesave të emigrantëve rrezikoi daljen nga Eurozona.Kriza greke ka ndikuar në uljen e dërgesave të emigrantëve shqiptarë pranë familjeve të tyre në atdhe. Të dhënat e Bilancit të Pagesave, të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë tre muajt e verës të këtij viti, emigrantët dërguan në atdhe 135 milionë euro, ose 30 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e një viti më pare, ekuivalente me 18%.Një rënie ishte e pritshme, për shkak të krizës greke që kulmoi në qershor-korrik të këtij viti, kur Greqia rrezikoi daljen nga euro, u mbyllën bankat për disa javë dhe u bllokuan dërgesat e parave, ndërsa mijëra emigrantë mbetën pa punë. Greqia është një nga burimet kryesore të dërgimit të parave në vend, teksa më shumë se 500 mijë emigrantë vlerësohet se jetojnë e punojnë në shtetin fqinjë.Pavarësisht rënies në tremujorin e tretë, për 9 mujorin, remitancat rezultojnë me një rritje prej 4.3% për shkak të performancës së mirë në gjashtëmujorin e parë të vitit. Për 9 mujorin, remitancat në total arritën në 439 milionë euro, 18 milionë euro më shumë se një vit më parë.Pasi arritën kulmin në 2007, prurjet e emigrantëve filluan të binin, duke reflektuar tendencën ciklike, ku pas dy dekadash lidhjet me familet fillojnë e zbehen, si dhe krizën që preku gjithë botën dhe Europën. Në 2014-n, remitancat filluan të rriteshin sërish, si rrjedhojë e rigjallërimit të tendencës së emigracionit vitet e fundit. ECURIA E DËRGESAVE TË EMIGRANTËVEKorrik-shtator 2015                      135 mln euroKorrik- shtator 2014                     165 mln euroRënia vjetore                                    30 mln euroRënia në përqindje                                    18%ECURIA E DËRGESAVE TË EMIGRANTËVE9- mujori 2015                               439 mln euro9- mujori 2014                               421 mln euroRritja vjetore                                    18 mln euro/Oranews.tv/