Kujdes, sot testohet linja energjetike Kosovë–Shqipëri

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT, ka njoftuar se sot do të bëhet energjizimi testues i linjës së re interkonektive të tensionit të lartë 400 kV, që lidh nënstacionet nënstacionin 400/220 kV Kosova B me nënstacionin Tirana 2, deri në kufi me Shqipërinë.Sipas komunikatës, linja në fjalë shtrihet nga NS 400/220 kV Kosova B përgjatë zonave kadastrale:Obiliq nëpër fshatrat: Obiliq, Milloshevë dhe Plemetin.Vushtrri nëpër fshatrat:Prelluzhë, Bivolak, Strofc dhe ZhilivodëDrenas nëpër fshatrat: Gradice, Gllanaselle, Çikatovë e vjetër, Gllobar, Çikatovë e re, Domenek, Krajkovë, Llapushnik, Negroc dhe Arllat.Malisheve nëpër fshatrat: Balincë, Vërmicë, Carallugë, Burim, Gurëbardhë, Lashkidrenoc, Dragobill dhe Shkaroshnik.Rahovec nëpër fshatrat: Zatriq, Pastasell, Polluzhë, Dobidollë dhe Qifllakë.Gjakovë nëpër fshatrat: Doblibarë, Meqë, Bec, Kodroli, Zhdrellë, Janoshë, Pahibardhë, NovoSel e Epërme, Dobrigj, Hereç, Sheremet, Batush, Nirokaz, Molliq dhe Brovinë.KOSTT sh.a iu bën thirrje qytetarëve që gravitojnë në këto vendbanime të kenë kujdes gjate lëvizjes në afërsi të linjës energjetike 400 kV Kosovë-Shqipëri deri në kufirin me Shqipërinë, pasi që ne momentin e energjizimit testues mund te paraqiten fenomene qe mund te paraqesin rrezik nga tensioni i lartë për qytetarët.Po ashtu njoftohen qytetarët për respektimin e kufizimeve brenda servitutit, konform ligjeve, në lidhje me ndërtimet, kultivimin e gjelbërimit të lartë”