Deputetët e Tiranës të PD të angazhuar për protestën e së enjtes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2015, 16:32
Deri të enjten e 17 dhjetorit kur opozita ka thirrur protestën e dytë përpara Parlamentit, deputetet e PD të Tiranës do të angazhohen në terren për organizimin e protestës.Ata nuk do të marrin pjesë në komisionet parlamentare dhe janë përqëndruar në zonat elektorale në ndihmë të kryetarëve të degëve për të bindur sa më shumë qytetarë për të marrë pjesë në protestë.Në programin e punës së parlamentit janë disa ligje që kundërshtohen ashpër nga opozita dhe përdoren si arsye për të protestuar përfshirë edhe buxhetin 2016.Po ashtu nesër është thirrur për tu mbledhur Komisioni i Dekriminalizimit, ku pritet të miratohen ndryshimet kushtetuese në funksion të këtij ligji.