Korçë, konsullata kremton për të tretin vit radhazi festën kombëtare të Rumanisë

Konsullata rumune në Korçë ka kremtuar për të tretin vit radhazi festën kombëtare të Rumanisë në një ceremoni pritjeje për trupin diplomatik.Me pjesëmarrjen e një sërë përfaqësuessih të selive diplomatike në vend, Konsulli i Bderit i Rumanisë Elvis Toci u shpreh se qyteti i Korcës do të jetë në fokus të investimeve të konsullatës rumune dhe kjo për vetë lidhjet e ngushta histroike dhe kulturore që ky qytet ruan me Rumaninë.Elvis Toci: Konsullata e Nderit e ka bërë Korçën një pikë atraktive që cdo vit unë shoh miq nga Tirana, miq të huaj dhe fal punës të mrekullueshme të kryetarit dhe të gjithë korcarëve është bërë një qytet atraktiv për turistët dhe ne ndihemi krenar për Korçën. Qyteti i Korcës është një vlerë europiane, një vlerë e shtuar për Shqipërinë.Gjatë ceremonisë, Konsullatat rumune ka nderuar me një titull të veccantë i dhënë nga Instituti i Kulturës Rumune  muzikologun korcar Pandi Bello, me motivacionin se ka dhene nje ndihmese te vecante ne bashkepunimin shqiptaro- rumun. Ai u nderua per merita te vecanta  ne forcimin e marredhenieve dypaleshe me Rumanine.elvis toci/Oranews.tv/