Obama: Marrëveshje jo perfekte por shans i mirë për të shpëtuar planetin

Presidenti amerikan Barack Obama përshëndeti marrëveshjen historike të klimës të firmosur në konferencën e Parisit.Kreu i shtëpisë së bardhë tha se edhe pse marrëveshja nuk ishte perfekte, ishte shansi më i mirë për të shpëtuar planetin nga efektet e ndryshimeve globale klimatike.Pakti i arritur mes 190 vendeve që morën pjesë në samitin e klimës u firmos si nga shtetet e pasura ashtu edhe ato të varfra dhe konsiderohet si marrëveshja e vetme e vërtetë e arritur deri tani.Drafti përcakton objektiva afatgjatë për mbrojtjen e planetit.Duke folur nga shtëpia e bardhë, Obama tha se asnjë marrëveshje nuk është përfekte, as ajo e firmosur në Paris, por negociatat tha ai, ku përfshihen 200 shtete janë gjithmonë sfiduese."Për më tepër kjo marrëveshje dërgon një sinjal të fortë se bota është e vendosur të ulë nivelin e karbonit në të ardhmen dhe të rrisë investime për energjinë e pastër në një nivel që nuk e kemi parë kurrë deri tani," tha presidenti amerikan.Megjithatë Obama tha se pavarësisht marrëveshjes historike, nuk ka vend për vetëkënaqësi."Besoj se ky moment do të jetë një pikë kthese për globin, kemi treguar se bota ka edhe vullnetin dhe aftësinë për tu përballur me këtë sfidë. Por nuk duhet të jemi të vetëkënaqur pasi zbatimi i marrëveshjes nuk do të jetë e lehtë pasi progresi asnjëherë nuk vjen menjëhrë”, nënvizoi Obama.Presidenti amerikan e ka shndërruar mbrojtjen e planetit në një prioritet të presidencës së tij, por propozimet e tij shpesh kanë hasur në rezistencën e fortë të republikanëve në kongres.Ndryshe nga pakti i Kiotos që u arrit gjatë presidencës së Bill klinton, marëveshja e Parisit nuk do të jetë tërësish një traktat detyrues dhe me shumë gjasa nuk do të kalojë në Kongresin Amerikan./oranews.tv/