Konfindustria kërkon shtyrjen e miratimit të nenit për heqjen e taksës për biznesin e vogël
Pak ditë përpara miratimit nen për nen në seancë plenare të paketës fiskale dhe buxhetit 2016, Konfindustria i ka dërguar një letër kryetarit të kuvendit Ilir Metës dhe krerëve të grupeve parlamentare, ku kërkon shtyrjen në kohë të miratimit të nenit për përjashtimin e plotë dhe uljes së tatim fitimit për biznesin e vogel me xhiro deri në 8 milionë lekë në vit.Sipas konfindustrisë, shtyrja në kohë e miratimit të nenit në fjalë, kërkohet për plotësimin e tij me aktet ligjore përkatëse të domosdoshme pë të shmangur pasojat tepër të rënda , që mund të shkaktojë zbatimi i tij në formën e tashme, për gjithë sistemin fiskal dhe ekonomik të vendit në afatgjatë, siç është rritja e informalitetit dhe copëtimi artificial i aktivitetit tregtar të bizneseve të mëdha, me qëllim përfitimin e lehtësirave fiskale.Sipas nje vleresimi pilot të Konfindustrisë llogaritet se të pakten 35% e bizneseve të sotëm të klasifikuar në kategorinë biznes i "madh" mendojnë të copëtojnë aktivitetin e tyre gjatë vitit 2016.Konfindustria vlerëson, se nga neni në fjalë do të preken drejtëpërdrejtë të gjithë sektorët e ekonomisë dhe sipërmarrjes së madhe të vendit, që nuk dëshirojnë dhe as nuk kanë mundësi të kryejnë copëtimin artificial të aktivitetit tregtar.Konfindustria këshillon, që nisma të tilla kaq të rëndësishme duhet të jenë tepër të kujdesshme, të mirëmenduara profesionalisht dhe të shtrira në kohë.Kjo edhe për faktin se pavarësisht rëndësisë dhe ndikimit të jashtëzakonshëm të nismës në fjalë për ekonominë vendore asnjë konsultim nuk është kryer me grupet e interesit dhe botën akademike, duke e vënë sipërmarrjen përballë politikës së paranueshme të faktit të kryer./Oranews.tv/