Helikopteri rrëzohet në rezervuar gjatë xhirimeve për një reality show
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2015, 13:12
Një helikopter i cili ishte duke u përdorur për të filmuar një reality show MTV është rrëzuar në një rezervuar në Argjentinë.Nga aksidenti i helikopterit mbetën të vrarë piloti dhe një teknik. MTV tha se helikopteri po fluturonte për të xhiruar vendin për shfaqjen The Challenge.Asnjëri prej viktimave nuk ishte anëtar i ekuipazhit të filmit, raportoi kanali US, dhe se askush tjetër nuk ishte në bord.Polumbarët kanë patur vështirësi në gjetjen e trupave, deklaroi ministri i sigurisë për provincën Mendoza, Gianni Vernier.Mbetjet e helikopterit mendohet të jenë në një thellësi prej 60 metrash.