« Ikonat » zhvendosen në Muzeun Historik

Ka përfunduar zhvendosja e ikonave të sekuestruar gjatë operacionit të koduar « Ikonat » që u ekzekutua më 8 tetor të 2013.Janë 477 ikona dhe artefakte të cilat dy vjet më parë ishin vendosur në Galerinë e Arteve dhe tashmë janë zhvendosur për në Muzeun Historik Kombëtar.Transporti nisi të bëhet vetëm nga policia në mënyrë të papërshtatshme në makinat e tyre dhe ministria e Kulturës deklaroi se nuk u lejua përfshirjen e specialistëvetë të GKA e MK.Pas denoncimit në media u bë pezullimi i mënjehërshëm i transportit për tu kryer nën mbikqyrjen e rreptë të specialistëve të trashëgimisë.« Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore filloi menjëhere procesin e monitorimit të lëvizjes së objekteve (ikona, artefakte) nga Galeria Kombëtare e Arteve në Muzeun Historik Kombëtar në zbatim të Urdhërit të Ministrit nr. 381, datë 21.10.2015 “Për lejimin e lëvizjes së përkohshme të 477 (katërqind e shtatëdhjetë e shtatë) veprave të artit, me statusin e provave materiale të sekuestruara nga policia e shtetit, nga ambientet e GKA-së pranë ambienteve të MHK-së, me destinacion "fond në ruajtje” » informon ministria e Kulturës përmes një njoftimi që mban datën 24 nëntor.Më pas Ministria e Kulturës ndërhyri që të pezullohej transporti jo profesional, shtyu kohën e transportit dhe mori masat për transportin e specializuar.Specialistet e MK-së bënë të mundur ambalazhimin e objekteve, ndërsa transporti u krye me makinat që shoqëroheshin nga policia.Specialistët e MK-së shoqëruan policinë për të kryer të gjitha veprimet në bazë të të gjitha kritereve të ruajtjes, ambalazhimit dhe transportimit të objekteve të artit.Zhvendosja e plotë përfundoi në 19 Nëntor 2015.Dorëzimi dhe verifikimiObjektet u vendosën në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtare.Procesi i marrjes në dorëzim filloi me verifikimin e çdo objekti të zhvendosur nga GKA dhe të vendosur në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar, duke iu referuar pasaportave digjitale për të gjitha objektet e regjistruara në QKIPK sipas proceverbalit të Prokurorisë dhe procesverbalit të datës 09.10.2013. Objektet janë regjistruar në Databazën Kombëtare në QKIPK që nëvitin 2013, pas sekuestrimitdhe listimit nga grupi i punës.Nga verifikimi i objekteve nga grupi i punës rezulton se numri total i objekteve të listës është 477 nga 476, pasi objekti me nr. rendor 38 me kod të QKIPK 59467 dhe objekti me nr. rendor 68 me kod të QKIPK 49455 është i njëjti objekt (e njëjta copë druri, pjesë baldakini e pikturuar ku paraqiten dy shenjtorë dhe ka këto përmasa 135 x 40 x 10 cm).Objekti është regjistruar që në vitin 2009 nga vetë Gjergji Thimio si dy objekte më vete.Sot, të gjitha objektet ndodhen nën kontroll të plotë dhe të vendosura në kushtet e përshtatshme të Muzeut Historik Kombëtar në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor »477 apo 1077 ikona të sekuestruaraNë përfundim të operacionit Ministria e rendshme deklaroi se kishte sekuestruar 1077 vepra arti por më pas kjo shifër u korigjua në 477 objekteKy ndryshim i shifrës u komentua me faktin se efektivat e Policisë që kanë bërë bllokimin e ikonave dhe pikturave kanë gabuar në momentin e parë të hartimit të procesverbalit. "Policët kanë shënuar në procesverbal si objekt më vete çdo copë që kanë gjetur, ndërkohë që, për shembull, ka piktura të dëmtuara që janë të ndara në tri copa", thanë burimet e Prokurorisë, shkruan Panorama në një shkrim të saj më 10 tetor 2015.Sipas tyre, ulja e numrit nga 1077 në 477 ka ndodhur pikërisht pasi veprat e artit janë montuar për t'u vendosur në Galerinë e Arteve. Nga ana tjetër, disa prej objekteve janë mbajtur në Polici dhe ndodhen ende aty pasi nuk janë dërguar në Galerinë e Arteve. "Mes objekteve të bllokuara ka edhe enë të ndryshme të kohëve të vjetra historike, mjete të ndryshme gatimi dhe kuzhine që janë mbajtur në Polici. Në Galerinë e Arteve janë dërguar për ekspozim vetëm ato objekte që janë cilësuar 'vepra arti'", thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, këto janë shkaqet pse është thënë se në Galerinë e Arteve ndodheshin vetëm 477 objekte nga 1077 që u deklaruan nga Ministria e Brendshme një ditë pas operacionit "Ikona".Operacioni « »Ikona » 8 NëntorTë arrestuarit janë Arben Rrahman Spaho 40 vjeç, lindur në Debrovë Pogradec dhe banues në Kamëz Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, dhe Gjergji Vani Thimo 43 vjeç, lindur ne Korçë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe falsifikimin të dokumenteve zyrtare.Ikonat e sekuestruaraNga kontrolli i ushtruar në banesat dhe ambientet e tjera që posedojnë këta shtetas, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:• 223 ikona të kishave të përmasave të ndryshme (disa prej te cilave dyshohet se janë të vjedhura në Maqedoni).• 6 ikona të cilat dyshohet se janë vjedhur në Shqipëri dhe Maqedoni me synim trafikimin e tyre me destinacion vendet e BE.• 4 piktura murale të konservuara, të dyshuara si të vjedhura në Kishën e Voskopojës dhe qytetin e Korçës.• 522 piktura bronzi, të cilat i përkasin periudhës së mesjetës.• 322 objekte të ndryshme të cilat i përkasin periudhës mesjetare.Sipas policisë këta shtetas "dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në shtetin e Maqedonisë dhe në Shqipëri, vepra arti në objekte kulti, të cilat kanë pasur si destinacion shitjen për qëllime fitimi. "Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Trafikimit të veprave të artit dhe të Kulturës'' dhe "Vjedhja e veprave të artit dhe kulturës në bashkëpunim", të parashikuara nga nenet 138/a e 25 dhe 138 e 25 të Kodit Penal.Galeria Kombetare GK GK (2) IMG_8432 IMG_8434 IMG_8433 IMG_8436 IMG_8435 IMG_8437 IMG_8438 IMG_8440 IMG_8439 IMG_8441 IMG_8443 IMG_8449 IMG_8450 MHK Kartelat MHK1 MHK2 IMG_8444