"Onufri 2015", ekspozita në Galerinë e Arteve sjell artin mbi qelq
Është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve, ekspozita ndërkombëtare "Onufri 2015" me temë "SiO-2, arsyeja e brishtësisë si oksigjen" u cila për publikun sjell artin mbi qelq.Drejtori i Galerisë së Arteve, Artan Shabani, tha se u përzgjodh qelqi për këtë ekspozitë për të përshkruar më mirë realitetin e brishtë shqiptar.Artan Shabani: Siç është SiO-2, që është materia e qelqit sepse qelqi është një produkt, një materie, një strukturë e pakorruptueshme, është aq delikate por edhe e fortë dhe agresive për tu bërë, për të patur atë kujdes se ke të bësh me një përmbajtje prej qelqi.Në ekspozitë janë 7 artistë nga Shqipëria e Kosova dhe 16 te huaj që përfaqësohen me emra të vlerësuar në botë si Marina Abramovic, e njohur si ylli i artit të performancës.Artan Shabani: Mënyra sesi ndërhyn artisti me qelqin, mënyra sesi proteston siç kishim Boris Nilson që protestoi për të gjithë genocidet e njerëzimit pa kufij, pa limit, pa një kontekst territorial .Boris theu në ballë 40 plaka qelqi për 40 vende, 40 luftra si një protestë e fortë artistike.Ekspozita në GKA do të qëndrojë e hapur deri më 3 janar 2016.