Reagimet e para të lojtarëve të kombëtares shqiptare pas shorteut

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e disa prej lojtarëve të kombëtares kuq e zi pas hedhjes së shorteut në Paris.Shumica e lojtarëve kanë shprehur entuziasëm për kundërshtarët që i ranë dhe kjo duket edhe në postimet e tyre në rrjetet sociale.Sokol Cikalleshi: “Nje grup qe na jep shanse te medha ! Shkojme ne France2016 per te bere suprizen !Te gjithe te bashkuar mund tia dalim !”Shkëlzen Gashi: “Me zorr po pres të filloj Euro 2016 dhe sidomos ndeshjen e parë përballë Zvicrës”Taulant Xhaka: “Përballje kundër vëllait tim Granit”Alban Meha: “Me tifozë Kuq e Zi do të luajmë çdo ndeshje si në shtëpi. Ska asgjë të pamundur! Na prifte e mbara”Bekim Balaj: “Zyrtarizohet grupi, Me plis per Paris”Andi Lila: "Na prifte e mbara"Elseid Hysaj: “Jam shumë i kënaqur për shortin, sepse mund të ishte edhe më i vështirë për ne. Do ta mbyllim të parët ose të dytët”