Shokon kryeministri Valls: Nëse fiton Le Pen, Franca shkon në luftë civile
Dy ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve rajonale, kryeministri francez Manuel Valls ka rritur ofensivën ndaj Frontit Nacional.“Nëse fiton Le Pen, vendi shkon shkon në luftë civile”, tha Valls, duke paralajmëruar se ardhja në fuqi e ekstremistëve të djathtë do të çojë shoqërinë franceze në ndarje të thella.Në një intervistë për televizionin France Inter, Valls tha se kjo ndarje dhe përçarje mund të çojë në luftë civile, duke shtuar se Fronti Nacional po mashtron francezët më një platformë të rreme.Triumfuese në 6 rajone me 28 përqind të votave në nivel kombëtar, Fronti Nacional mund të marrë këshillat e saj të parë rajonal të dielën, mbikëqyrjen e trenave lokalë, ndërtimin e shkollave të mesme, subvencionet kulturore dhe ekonomike.Kjo do të konfirmojë edhe ngjitjen e lideres Marine Le Pen, duke rritur shpresat e saj në më pak se dy vjet para zgjedhjeve presidenciale.Kjo prespektivë ka tronditur të gjithë spektrin politik në Francë. Partia Socialiste në pushtet, e cila aktualisht udhëheq në vetëm tre rajone, u ka kërkuar kandidatëve të saj në veri, lindje dhe jug-lindje të rrisin shanset e fitores me qëllim parandalimin e fitores së Le Pen.Kjo e fundit ka denoncuar propagandën e socialistëve, duke e quajtur një karikaturim të partisë së saj.Megjithatë sondazhet tregojnë se në zonat kritike, votuesit socialistë mund të parandalojnë një fitore dërrmuese të Frontit Nacional.