Eksploziv Guvernatorit në Jemen, ISIS merr përsipër autorësinë
Guvernatori i provincës Aden të Jemenit, Jafar Mohammed Saad, si dhe gjashtë shoqërues të tij kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi me bombë.Shpërthimi është marrë përsipër nga militantët e Shtetit Islamik, të cilët përmes një mesazhi të publikuar në internet, deklaruan se kishin vendosur eksploziv në automjetin e guvernatorit.Ata kanë premtuar se do të kryejnë edhe sulme të tjera terroriste që do të kenë si objektiv drejtuesit më të lartë shtetërorë të Jemenit.Nga forca shpërthyese e eksplozivit janë plagosur dhjetëra persona të tjerë të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin shtetëror në Aden, qëndër spitalore që u inagurua dy ditë më parë pikërisht nga guvernatori Jafar Mohammed Saad.Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat e nevojshme, teksa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e incidentit tragjik./Oranews.tv/