Peleshi dhe Gjiknuri inspektojnë punimet: Deri tani mbi 1000 të punësuar

Zëvëndëskryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri inspektuan punimet që përfshijnë ndërtim dhe rikonstruksion rrugësh në kuadër të projektit TAP.Zëvëndëskryeministri deklaroi se projekti do të ketë ndikim të madh në ekonominë e vendit dhe ka rëndësi edhe për sigurinë kombëtare, ndërsa ministri Damian Gjiknuri deklaroi se deri tani nga ky projekt janë punësuar 1050 personaNiko Peleshi: “Është një projekt ndërkombëtar por i rëndësishëm për ekonominë tonë kombëtare, që në fazën e ndërtimit, për shkak të numrit të madh të të punësuarve, për shkak edhe të rrugëve të aksesit të cilat japin lidhje dhe frymëmarrje edhe komuniteteve tona aty ku projekti kalon. Në vazhdimësi, natyrisht deri tek siguria kombëtare ky është një projekt shumë i rëndësishëm”Damian Gjiknuri:  “Viti 2016-2017, do të jetë dhe viti kryesor ku do të disbursohet pjesa më e madhe e parave dhe do të ketë një ndikim imediat në ekonominë shqiptare. Sot që flasim, kemi 1050 persona të punësuar  dhe kjo është goxha me impact për komunitetet këtu. Patjetër, qeveria shqiptare po bashkëpunon me kompaninë TAP edhe për të adresuar problemet e komunitetit. Këto ndërhyrje në infrastrukturë sjellin padyshim avantazhe por shoqërohej dhe me probleme dhe ne sot me zv.kryeministrin erdhëm vet për ti parë, ashtu sikurse për të menduar  se si mund të përmirësojmë efektet tek komuniteti në terma afatgjatë”