Stine goditi me gotë Flori Mumajesin pas "Kënga Magjike"
Ernest Duka, këngëtari i njohur me pseudonimin “Stine” u shoqërua në komisariatin 1 pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta kantautorin Flori Mumajesi, 32 vjeç. Stine ishte shpallur në kërkim që prej mbrëmjes së djeshme (5 dhjetor), kur ndodhur edhe incidenti.Ardit Gjebrea duke përmendur përplasjen në emisionin "E diela shqiptare" sqaroi pak dhe sherrin: Flori ka shkuar në parking kur Stine i ka shkuar nga pas. Më pas mësohet se e ka goditur me një gotë, duke i shkaktuar një plagë në ballë.Incidenti mes dy këngëtarëve është regjistruar mbrëmjen e 5 dhjetorit, ndërsa një ditë më pas, 6 dhjetor u referuan materialet hetimore prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për akuzën “plagosja e lehtë me dashje”‘Më datë 06.12.2015, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit E. D, 34 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën "Papa Gjonpali 2", për motive të dobta, ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin F. M, 33 vjeç, banues në Tiranë (Neni 89 i K.Penal)” informon policia.Policia nuk jep një version të shkakut pasoja e të cilit është plagosje. Jo zyrtarisht disa media shkruajnë se sherri ka ndodhur pas pikëve që janë dhënë në festivalin “Kënga Magjike”/Oranews.tv/