Miratohen kodet me 84 vota, shumica arrin shumicën e cilësuar pas shumë kohësh
Përveç buxhetit 2016, parlamenti miratoi edhe projektligjet e parashikuara në rendin e ditës një pjesë e të cilave u shtynë nga seanca e kaluar.Projektligji shumë i diskutuar për hetim ndërkombërar për ÇEZ mori vetëm 52 vota pro dhe 63 kundër duke u rrëzuar si draft.Parlamenti miratoi me 79 vota pro dhe 43 kundër projektligjin për pronat, teksa u arrit të sigurohej shumica cilësuese për ndryshimet në kodin penal, atë të punës dhe familjes.Këto drafte nuk ishin hedhur në votim prej disa kohësh për shkak se mazhoranca kishte mosmarrëveshje dhe nuk i kishte të konsoliduara 84 votat.Kodi i familjes u miratua me 86 vota pro, kodi penal mori 84 vota pro dhe kodi i punës 85 vota pro.Parlamenti ktheu në komisionin parlamentar të Ekonomisë për rishqyrtim projektligjin për lojërat e fatit.Në fund u bë dhe votimi për anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Edlira Jorgaqi që ishte propozim i mazhorancës dhe që u miratua me 79 vota pro dhe Klement Zguri, propozim i opozitës që arriti të marrë 101 vota pro.