Berisha, Opozitës kosovare: Do të bësh guerrilasin dil në mal. Tirana të mos ndërhyjë
Ish kryeministri Sali Berisha dënoi veprimet e opozitës kosovare duke i quajtur guerrilase dhe e ftoi atë që këtë lloj opozitarizmi ta bëjë në mal, dhe jo përmes bllokimit të sallës së kuvendit me gaz lotsjellës.Berisha i kërkoi qeverisë shqiptare të mos mbajë linjë partiake dhe të mos dëmtojë marrëdhëniet me Kosovën.Ish kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Tiranës zyrtare të tërhiqet nga qëndrimet e njëanshme që po mban mbi situatën në Kosovë.Deklaratat e autoriteteve shqiptare, sipas Berishës po dëmtojnë marrëdhëniet me shtetin e Kosovës.Mjaft i ashpër ish kryeministri ishte edhe me opozitën kosovare që e cilësoi guerrilase, dhe e emërtoi të papranushemje bllokimin nga ana e saj të Kuvendit me përdorimin e gazitlotsjellës. Por kritikat e ish kryeministrit, u shtrinë më tej në gjthë BallkaninPërgjigje mori nga deputeti Erjon Braçe: "Ti e ke vërtet mbiemrin e përbashkët me një futbollist, por kjo nuk do të thotë që ti di ti biesh topit".Berisha: Jam këtu për të denoncuar ashpërsisht ndërhyrjen e Tiranës zyrtare në problemet e brendshme të Kosovës.Këto ditët e fundit në afilacion partiak, të padenjë janë hedhur, manipuluar sulme dhe insinuata ndaj autoriteteve të Kosovës. Kërkojmë ndërprerjen e tyre të menjëhershme.Një gjë duhet të jetë e qartë, cilido që të jetë në pushtet në Kosovë, i qendrës, i majtë apo i djathtë, ne jemi të detyruar, të destinuar të bashkëpunojmë pa asnjë dallim partiak me ta.Ky është interesi me çdo fqinj dhe le pastaj me Kosovën. Mesazhet e njëanshme janë absolutisht të dënueshme.Autoritetet Kosovës, asnjëri prej tyre nuk e dëshiron situatën e krijuar në vend. Autoritetet e Kosovës kanë firmosur marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA. Opozita i ka kundërshtuar dhe nuk mbaj anën e asnjë pale.Autoritetet e Kosovës i kanë nisur këto marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese, kanë bërë një hap tjetër shumë pozitiv, kanë kërkuar ndërmjetësim ndërkombëtar për demarkacionin.Nëqoftëse duam tu japim mend , është shumë lehtë t’i anatemosh por bën një gabim shumë, shumë të rëndë.Ata kanë bërë të gjithë përpjekjet e tyre, një gjë është e sigurt, ligjin nuk e bllokojnë dot. Një gjë tjetër është e sigurtë, Kosova ëhstë vend i lirë dhe është bërë e lirë me një investim të paimagjinueshëm të shqiptarëve dhe miqve të tyre kudo në botë. Pavarësia e saj u arrit mbi një dokument dhe ky është dokumenti i Ahtisarit. Për ata të cilët duan të qëndrojnë me seriozitet e kanë të qartë se ai dokument në kundërshtim me vullnetin tonë, të shqiptarëve kudo, krijoi një super minoritet. Por dha mundësinë për Kosovën e lirë, të pavarur, shtet sovran me integritet të plotë territorial në konsolidim.Ky është realiteti i dokumentit, nëse ne mendojmë se mund ta grisim, ne bëjmë zuzarin por atë nuk e grisim dot.Fatkeqësia më e madhe e Ballkanit janë klika zuzare që nuk respektojnë marrëveshjet historikisht. Ky është rajoni ku firmosen marrëveshje dhe grisen marrëveshje. Një nga mësimet e mëdha të historisë duhet të jetë të hiqet dorë prej kësaj. Ne më pak, kemi qenë viktimat më të mëdha.Bashkë me autoritetet e Kosovës kur ky ka qenë Kryeministër (i drejtohet Majkos), kur unë kam qenë Kryeministër, kur tjetri ka qenë Kryeministër jemi përpjekur që të jetësohet pavarësia mbi bazën e atij dokumenti. Nëse ju bërtisni me njëanësi, më thoni mua në cilin parlament të botës hidhen bomba me gaz, në cilin parlament? Në cilin parlament kryehen veprime guerrile?Nëse do të bësh guerrilasin dil në mal, por jo në sallën e parlamentit.Të flasim si duhet.Çfarë tha dje John Kerry dje që se thotë asnjërin prej jush. Gazi në parlament tha se është i papranueshëm. Problemi është se ju keni lëvizur në linjë partiake, kjo është shumë e gabuar. Unë ju them mos lëvizim fare.Berisha: Po jeni kaq kombëtar pse nuk reagoni për Preshevën Po të jeni për çështjen kombëtare ju jeni në qeveri, ja ku i keni qytetarët në Preshevë, minoriteti më i shtypur. Qeveria serbe, ka qenë Ministër i Jashtëm Haxhinasto ka qenë në samitin e OSBE në Talim, më merr në telefon dhe më thotë na kërkojnë partner që ti heqim veton Serbisë. Më merr në telefon Presidentja e Zvicrës, i them e heqim me kushtin që të njohin diplomat e Universiteteve tona. U bë garant.Çfarë po ndodh në Preshevë? Ata që diplomohen në Tiranë ikin jashtë se Vuçiç nuk u njeh diplomat. Tha do ti njohim, asnjë nuk ka bërë.Berisha: Çfarë bëri Tirana për Kumanovën?Çfarë bëri Tirana për hetimin në Kumanovë?Ndodhi ngjarja më e rënda, që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë të gjtha kufomat e shqiptarëve të marra sëbashku, janë më shumë ato që ndodhën në Kumanovë. Çfarë bëtë ju? Ju keni teorinë zero probleme me fqinjët dhe probleme me Kosovën thoni ju? Ashtu nuk ju lejojmë. Kerry e solli mesazhin dhe nuk kanë nevojë ata për ndërhyrje të njëanshme që nuk shërbejnë.Erin Braçe: Zoti Majko që është këtu, unë fare modestisht por edhe të tjerë kolegë të mi të PS kanë mbajtur qëndrimin e tyre për atë që ndodhi në parlamentin e Kosovës.Qartësisht kemi thënë që as e mbështesim, as e përkrahim, as e pranojmë atë që ndodh brenda parlamentit të Kosovës.Po ti kur e ke bërë?Apo të pëlqente zjarri brenda atij Kuvendi?Unë nuk e ndjej veten të huaj në Kosovë dhe nuk do ti marr leje askujt për të folur edhe për Kosovën, pjesë e këtij kombi dhe natyrisht që secilit prej nesh i lind ky detyrim. Por më lejo të të them që ti nuk je më i pranishëm në Kosovë thjesht dhe vetëm për shkak të mbiemrit tënd. E di si është kjo punë? Ti e ke vërtet mbiemrin e përbashkët me një futbollist, por kjo nuk do të thotë që ti di ti biesh topit.