Të rinjtë e opozitës: Jo shtet policor por shtet të së drejtës

Të rinjët e tri partive opozitare kanë marshuar sot në Prishtinë me duar të lidhura për të shprehur pakënaqësinë e tyre me arrestimin dhe suspendimin e deputetëve opozitar të Kuvendit të Kosovës.Marshimi i të rinjëve të tri partive opozitare filloi nga “NEWBORN” deri te stacionit policor “Qendra”, në Prishtinë, ku u kërkuar lirimi i deputetëve dhe aktivistëve të tjerë të opozitës.Ata mbanin në duar pankarta ku thuhej ”S’ka dhunë që na ndal”, “ Liri aktivistëve, çlirim Kosovës” dhe të tjera. Gjithashtu, ata kërkuan nga Policia e Kosovës që të mbrojë vendin dhe qytetarët.Kryetarja e Forumit Rinor të AAK-së, Diellza Hoti ka arsyetuar veprimet e opozitës duke thënë se e gjitha ka ardhur si pasojë e gjendjes që ka krijuar qeveria e vendit.Duke i bërë thirrje Policës së Kosovës që të mbrojë vendin dhe qytetarët, Endrit Hoxha nga Nisma për Kosovës, vlerësoi se në Kosovë po ndërmerren veprime totalitare, ndërsa veprimet e opozitës i cilësoi normale.Ndërsa përfaqësuesja e të rinjëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Teuta Hasani ka potencuar se kryeministri Isa Mustafa duhet të tërhiqet nga marrëveshjet duke zgjedhur njërën nga këto tri mundësi, si tërheqja e marrëveshjeve, dërgimi në referendum osevendi të shkoj në zgjedhje.Edhe pse pjesëtarët e Policisë së Kosovës, u vendosën para objektit të stacionit “Qendra”, marshi i të rinjëve të opozitës përfundoi i qetë.dsc-4009 dsc-4027 dsc-4013 dsc-4012 dsc-3992 dsc-4033 dsc-3994 dsc-4018 dsc-4015 dsc-4016