4 të arrestuar në Itali dhe Kosovë, "Lidhje me xhihadin". Kërcënuan Papën dhe Jacobson

Katër shqiptarë me nënshtetësi kosovare dhe një maqedonase u arrestuan pasi akuzohen  për lidhje me terrorizmin dhe nxitje të urrejtjes raciale.Operacioni i policisë italiane në bashkëpunim me autoritetet e Prishtinën, përfshiu në të njëjtën kohë disa qytete italiane dhe kosovare.Falë hetimit  të nisur prej 2014 u zbulua celula terroriste, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale, propagandonte ideologjinë xhihadiste.Nga hetimet e policisë e përgjimet telefonike është mësuar dhe kërcënimi për Papa Franceskun, ish ambasadoren amerikane të Kosovës .Dy nga 4 kosovarët e arrestuar janë vëllezër, njëri prej tyre Samet Imishti i arrestuar në  Han të Elezit mendohet se është truri i kësaj celule baze e së cilës ishte një apartament në komunën Chiari në Provincën e Breshës në LombardiIdentifikohen te arrestuarit Samet Imishti arrestuar në KosovëIsmail Imishti, arrestuar në komunën Chiari në provincën e BreshësM.I nipi i vëllezërve Imishti i arrestuar në provincën e SavonësA.S nënshtetas maqedonas rezidentë në provincën e Vinvencës"Me ose, pa ty, Hilafeti eshte rikthy" quhej grupi xhihadist në facebook«Me ose, pa tu, Hilafeti eshte rikthy" quhej grupi xhihadist në facebook në të cilë aderonin vëllezërit Samet e Ismail Imishti.Sulmet ne ParisPas sulmeve terroriste të 13 Nëntori në Paris, kosovari i arrestuar sot në Kosovë me akuzën e mbëstetjes ndaj terrorizmit e nxitjes së urrejtjes racore, Samet Imishti shkruan në faqen tij në Facebook;"Parisi në zi, Kulla pa drita, 128 të vdekur. Ku është vetëm fillimi. O të pafe duhe ta kuptoni se Islami nuk luftohet. Është e kotë. Luanët ju lanë një mesazh e për këtë Allah nuk do të flini rehat. Por ju u tallët me mesazhet e tyre e vazhduat të bombardonit e atherë ky është rezultati". Baza e celules nje apartament ne komunen ChiariSipas policisë italiane baza e celulës terroriste të kosovarëve ishte një apartament në komunën Chiari në Provincën e Breshës në Lombardi. Në këtë komunë jetojnë rreth 18 mijë banorë. Gjatë operacionit janë sekuestruar dy armë zjarri, një pistoletë, një karabinë, instrumenta elektronikë, e materiale të nevojshme për hetim.Kërcënimi për Jacobson: Kjo e pafe meriton dënimin nga shariaMediat italiane publikojnë dhe pjesë të përgjimeve të dy vëllezërve Imishti, njëri prej tyre konsiderohet nga policia dhe si truri i celulës terroriste.Në përgjimet telefonike është dhe kërcënimi ndaj ish ambasadores amerikane Tracy Ann Jacobson.  "Hebreja amerikane thotë se qeveria e re e Kosovës do të luftoj korrupsionin, unë i them kësaj zonje se derisa ata të jenë në Kosovë, nuk do të ekzistojë drejtësi. Kjo e pafe meriton dënimin nga sharia” Urdherohet debimi per 2 kosovereNë komunikatën e shtypit të Policisë italiane thuhet se ndaj dy nënshtetasve kosovarë të arrestuar në territorin italian, është lëshuar urdhëri i dëbimit nga Italia. Ndaj njërit prej tyre ky urdhër është është firmosur nga Ministria e Brendshme, ndërsa urdhëri ndaj kosovarit tjetër tjetër është firmosur nga Kuestura e Breshës.  Kosovari i tretë është vënë nën masën e mbikqyrjes speciale për terrorizëm, ndërsa kosovari i katërt që është dhe truri i kësaj celule Samet Imishti është arrestuar në Han të Elezit në Kosovë.  Operacioni antiterrorist Van Dam ka cuar sot dhe në kontrollin e banesave e ndaj dy nënshtetasve maqedonas, rezidentë në qyteti e Peruxhias, që deri më tani nuk janë vënë nën hetim nga Policia italiane.U kërcënua dhe ish ambasadorja amerikane ne KosovëGjatë një bisede telefonike për televizionin publik italian RAI 3,  kreu i Policisë së  Karmine Esposito deklaroi se gjatë përgjimeve online  të bisedave mes dy vëllezërve kosovarë ata flisnin për Papa Franceskun."Kërcënonin Papa Bergolion, deklaroi Karmine Esposito, ekzaltonin sulmet terroriste të 13 nëntori në Paris si dhe kërcënonin ish Ambasadoren amerikane në Kosovë."Kërcënimi: "Ky Papë do të jetë i fundit"Dy vëllezërit  kosovarë ishin rezidentë prej disa vitesh në provincën e Breshës në Itali. Njëri prej vëllezërve qe transferuar në Kosovë pasi ishte identifikuar e vënë nën mbikqyrje  nga Policia Italiane.Nga Kosova ai drejtonte aktivitetin e kësaj celule me qëllim për të shtrirë aktivitetin e tyre terrorist dhe në Itali. Një nga objektivat kryesor të kësaj celule ishte Papa Françesku. Nga përgjinet online të Policisë italiane në bisedat mes dy vëllezërve shpreheshin shpesh se "Ky Papa do të jetë i fundit", informon SkyTG24.Arrestimi i kreut të grupit, kosovari u kap në Han të ElezitSipas mediave italiane “Truri” i grupit të arrestuar, është një qytetar kosovar që ka jetuar për disa kohë në Itali.Policia ka zbuluar detaje mbi arrestimin e kosovarit me emrin Samet Imishti për terrorizëm.Sipas tyre, ai është ndaluar në Han të Elezit rreth orës 06.00 të mëngjesit dhe dyshohet për pjesëmarrje në luftën në Siri.Sipas komunikatës së Policisë, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri, një pistoletë dhe një pushkë e tipit karabinë, si dhe disa pajisje elektronike.Van DamOperacioni i koduar “Van Dam” është kryer nga agjentët e antiterrorist në Brescia në bashkëpunim  me policinë kosovare. Hetuesit thonë se gjatë bisedave në chat paralajmëroheshin vizitat e terroristëve të Shtetit IslamikHetimet e operacionit Van Dam kanë nisur në vitin 2014.  Shprehja më e përdorur në internet nga kjo celulë terroriste kosovare qe "Nuk jemi as Rambo e as Van Dam, por bëjmë fakte të vërteta." E për këtë fakt operacioni u kodua Van Dam (Van Damme).Policia italiane ka deklaruar se ëshë dokumentuar lidhja e kësaj celule terroriste me organizatat terroriste në Ballkan me pikë referimi Lavdrim Muhaxheri.Policia italiane ka deklaruar se hetimet ndaj këtij operacioni vazhdojnë ende.Alfano: Shpartalluam celulën terroriste që vepronte mes Italisë  e BallkanitNjë tjetër operacion i rëndësishëm antiterorrist ka shpartalluar një celulë terroriste që vepronte mes Italisë e Ballkanit, ka deklaruar ministri italian i brendshëm Anxhelino Alfano, e që vepronte kryesisht përmes interetit për të mbështetur terrorizmin e për të nxitur urrejten raciale. Sot për herë të parë, tha Alfano, është aplikuar masa e mbikqyrjes speciale për terrorizëm ndaj personave anëtarë të kësaj celule, masë kjo që është pjesë e normtivës së re antitterroriste të Minsitrisë së Brendhsme. Ky operacion është prova se sistemi i parandalimit e i sigurisë në vend po funksionon." [caption id="attachment_628030" align="alignnone" width="655"]C_4_articolo_2146786__ImageGallery__imageGalleryItem_6_image Pamje nga operacioni[/caption][caption id="attachment_628031" align="alignnone" width="654"]C_4_articolo_2146786__ImageGallery__imageGalleryItem_3_image Pamje nga operacioni[/caption][caption id="attachment_628032" align="alignnone" width="654"]C_4_articolo_2146786__ImageGallery__imageGalleryItem_0_image Pamje nga operacioni[/caption]Urdhër për mbikqyrjen speciale edhe për një shtetas maqedonasNdaj njëri vëllezërve të arrestuar në Itali Ministria e Brendshme Italiane ka lëshuar sot udhërin e dëbimit nga territori italian.Në kuadër të operacionit të koduar Van Dam është vendosur urdhëri i mbikqyrjes speciale për motive terroriste dhe ndaj një nënshtetasi maqedonas , rezident në provincën e Vicencës.3 të arrestuar të tjerë në ItaliNdërsa tre të tjerët janë arrestuar në Itali, ku jetonin prej kohësh.Njëkohësisht, hetuesit kanë lëshuar një sërë fletë arrestesh në Breshia, Viçenca dhe Peruxhia.Nga hetimet doli se ata ishin të radikalizuar dhe merrnin qëndrime tipike të militantëve të ISIS, shkruan TGCom.[caption id="attachment_628033" align="alignnone" width="655"]C_4_articolo_2146786__ImageGallery__imageGalleryItem_2_image Pamje nga operacioni[/caption][caption id="attachment_628034" align="alignnone" width="654"]C_4_articolo_2146786__ImageGallery__imageGalleryItem_4_image Pamje nga operacioni[/caption][caption id="attachment_628035" align="alignnone" width="654"]kosovar Vellai i kreut te organizates, Ismael Imishti i kapur ne Breshia[/caption][caption id="attachment_628036" align="alignnone" width="654"]C_4_articolo_2146786__ImageGallery__imageGalleryItem_5_image Pamje nga operacioni[/caption]