Presidentja e Kosovës apelon për dialog mes opozitës dhe mazhorancës
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga kërkon dialog nga të gjitha subjektet politike në vend me qëllim shmangjen e përdorimit të dhunës dhe vendosjen e rendit demokratik.Apeli i Jahjagës vjen një ditë pas protestave të dhunshme në Prishtinë dhe një ditë para mbajtjes së seancës së radhës, e cila u vendos të mbahet më 30 nëntor dhe që pritet të shoqërohet me debate dhe trazira, pasi Vetëvendosje sërish tha se nuk do të lejojë mbajtjen e saj.Edhe qeveria e Kosovës nëpërmjet një deklararate për mediat ka shprehur vullnetin për të biseduar me opozitën për të gjitha shqetësimet e saj, por shton se autoritetet po presin interpretimin e gjykatës Kushtetuese për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, si dhe ka nisur një ekspertizë ndërkombëtare për proçesin e përkufizimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke siguruar ballafaqimin e argumenteve të Komisionit shtetëror dhe të opozitës.Në një konferencë për shtyp, kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri tha se policia e Kosovës nuk ka gjetur asgjë në zyrat e Vetëvendosjes gjatë bastisjes, duke nënvizuar se operacioni ishte pa autorizim apo dokument.Por zëdhënësi i policisë së shtetit të Kosovës Baki Kelani ka të tjera fakte.Sakaq deputeti Albin Kurti, i arrestuar më 28 nëntor në selinë e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë, pas seancës gjyqësore u dërgua në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, afër qytetit të Podujevës.Ai u shoqërua nga një një kolonë e gjatë automjetesh drejt burgut të Dyzit, i cili është përuruar në vitin 2013.Teksa masa e sigurisë për Kurtin u caktua 30 ditë byrg, policia ka liruar 33 nga 97 aktivistët dhe zyrtarët e arrestuar të Vetëvendosjes.Në njoftimin e policisë bëhet me dije se deri tani janë liruar në procedurë të rregullt 26 të arrestuar si dhe 7 të mitur nga 20 që ishin arrestuar gjithsej.