Turqia merr 3 mld euro dhe vizat për Shengen, BE “shpëton” nga emigrantët
Bashkimi Europian do ti japë 3 miliard euro Turqisë për të frenuar fluksin e klandestinëve drejt vendeve të Unionit.Po ashtu marrëveshja e firmosur në Bruksel parashikon përshpejtimin e proçeseve integruese të Turqisë në BE.Po ashtu, shtetasit turq nga tetori i vitit të ardhshëm do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen, që i lejon të lëvizin në shumë shtete europiane.Përfitimet Turqia do t’i gëzojë vetëm në rast se arrin të kryejë detyrat e saj, ndërsa disa deputetë europianë kanë shprehur shqetësimin në lidhje me respektimin e ligjit dhe demokracinë.Për kryeministrin turk Davutoglu kjo ëhstë një ditë historike.“Ne po paguajmë faturën e dështimit të OKB-së për moszgjidhjen e krizës sirianë në fazat e para”, tha Davutoglu.Më shumë se 720 mijë emigrantë kanë mbërritur në brigjet greke këtë vit, shumica e të cilëve vijnë nga Turqia.