Paloka: Rama dekoroi xhelatët e komunizmit një vit më parë. Berisha jep emrat

Duke iu referuar, investigimit të medias ku në listën e dekorimeve me rastin e 70-vjetorit të çlirimit, figurojnë funksionarë të Partisë së Punës dhe punonjës të Sigurimit të Shtetit, Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se po glorifikon kohën e diktatorit. Paloka tha se ky vendim, është medalje turpi për qeverinë, ndaj kërkoi nga qytetarët të protestojnë me 8 dhjetor. Partia Demokratike akuzoi kryeministrin, Edi Rama, se ka dekoruar xhelatët e regjimit komunist që kanë dënuar dhe internuar mijëra qytetarë.Bëhet fjalë për vendimin e qeverisë me rastin e 71-vjetorit të çlirimit dhe sipas nënkryetarit Edi Paloka është mbajtur i fshehtë për një vit.Paloka: Edi Rama me dekorimet që ka dhënë, del qartazi se nuk ndryshon aspak nga hetuesi i At Zef Pllumit, nga hetuesit, prokurorët e gardianët e zinj, që kanë ushtruar tortura çnjerëzore ndaj atyre që nuk mendonin njësoj me regjimin, apo që besonin në Zot.Ky akt i rëndë i dekorimit të xhelatëve, është zyrtarisht glorifikimi që Edi Rama po i bën diktatorit Hoxha, një projekt që ai e nisi me festimet me portretin e tij, e që tani po e dekreton me medalje qeveritare gjithë xhelatëve që kanë vrarë e kanë prerë në emër të Enverit.Paloka tha se dekorimi i vrasësve të diktaturës është medalja e turpit e një regjimi të korruptuar dhe kriminal që po shtyp shqiptarët.Paloka: Me 8 dhjetor nis përballja pa kthim. Asnjë regjim, nuk ka fituar dot mbi popullin. Dhe ky i sotmi, regjimi i krimbur në korrupsion e krim, që glorifikon diktaturën, i ka ditët e numëruara.Lista e të dekoruarve e publikuar nga ish-kryeministri BerishaVito KapoRakip Beqaj, Zv.drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit të ShtetitGani Kodra, Shefi i Sigurimit të Byrosë PolitikeXhafer Peçi, Drejtor i Kufirit në Ministrinë e Brendshme dhe Komandant i Gardës 1971-1883Mark Dodani, figurë emblematike e Sigurimit të Shtetit me pseudonimin Xhakoni dhe Studenti, që mbante lidhje direkte me Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun.Murat Kamani, prokurori ushtarak o Beqir Ballukut, Petrit Dukes dhe Hito Çakos e Rrahman parllakut. E vlerësoi grupin komplotist dhe kërkoi dënimin e tyre me vdekje.Anastas Koroveshi, gjyqtar i Gjykatës Ushtarake Tiranë.Qemal Hysenaj, Kryetar i Degës së Punësve të Brendshme të FieritErnesto Jakova, Zv.drejtor i Institutit të Studimeve Ushtarake, I dënuar në grupin “Puçi ushtarak /74”Jani Pasko, kryetar i rrethit BeratMustafa Beqari, oficer i Degës së Punëve të BrendshmeIsa Miloti, oficer i Sigurimit të Shtetit ShkodërShyqyri Çoku, hetuesi i At Zef Pllumit (Rrno vetëm për me tregue)Gani KodraNjazi jahoHamit MyhyrdariKadri BallaIlo KodraKadri BallaDimitra JakovaXhoxhi KonomiMane AliajLlambi GegeniEmro KondiAgim BejleriDuro ShehuKarafil KalemiSadush KumbaroEqerem BeciDemir ProgdaniDhimitër BriskuNonda BakaFahri Kraha"