Rama: Sfida e gjithë botës, të fitojmë luftën me terrorizmin pa humbur paqen
Në pritjen e organizuar për Ditën e Çlirimit, kryeministri Edi Rama tha se ky 29 nëntor është më i çmuar se çdo vit tjetër për shkak se e gjithë bota kërcënohet hapur nga militantë të Shtetit Islamik.Edi Rama: 29 nëntori duket edhe më i çmuar, më frymëzues, më inkurajues sesa çmund të na jetë dukur kur armiku i ri i njerëzimit nuk ishte shfaqur ende me të gjithë egersinë e vet vrastare të vetëm dy javëve më parë.Dhe për Ramën ka një ngjashmëri mes masakrave të Luftës së Dytë Botërore dhe terrorizmit të sotëm.Edi Rama:Po çka 29 nëntori na ndihmon të mos harrojmë se pavarësisht se në çformë shfaqet e keqja,përsëri është po ajo. Mes masakrës së Perharbërit dhe kasaphanes së 13 nëntorit në Paris aq sa nuk ka as një lidhje po aq ka edhe ngjashmëri në egërsinë me të cilën e keqja i përvishet të mirës po që pavarësisht pangjashmërisë në mjete Papa Françesku e quan Lufta e Tretë Botërore.Në prani të diplomatëve të huaj, përfaqësues të qeverisë dhe komuniteteve fetare, kreu i qeverisë theksoi se sfida e gjithë botës sot është të fitojmë luftën pa humbur paqen.Edi Rama: Kjo e sotmja është një luftë ku paqen tonë do ta fitojmë përditë duke mos ndryshuar jo vetëm rrugën, por as mënyrën tonë të jetuarit. Kjo luftë e re është në radhë të parë një luftë për të mos lejuar që terrori të gjejë vend në zemrat dhe mendjet tona.