PS nderon dëshmorët në Lezhë, kurorën e LSI e mbajti i “paftuari” Ndocaj

Veteranë, përfaqësues të partive politike kanë përkujtuar 71-vjetorin e çlirimit të vendit në Lezhë.Në një ceremoni që u mbajt në Varrezat e Dëshmorëve për të vendosur kurora me lule në nderim të të rënëve për liri, ra në sy mungesa e përfaqësuesëve të LSI. Buqetën e tyre e mbajti deputeti me i ri i Parlamentit shqiptar, Eduard Ndocaj.Ndocaj: “ Në vend të deputetit të LSI”.“Sot deputeti Ndocaj mori pjese ne nderimin e Deshmoreve te Kombit te Qytetit te Lezhes. Z. Ndocaj ju dha kurora qe ishte bere gati per LSI, pasi institucionet e Lezhes si prefektura dhe Qarku nuk e kishij ftuar z. Ndocajte merrte pjese ne nderimet e festimet e 29 Nentorit. Kjo ftese mungonte edhe z. Ndocaj ishte i pranishem si i vetmi deputet i Grupit Parlamentar te PS.Prania e perfaqesuesve te Qarkut dhe te Prefektures sot me date 29 dhe mungesa e tyre me date 28 deshmon qarte qe ata e kane ndare Kombin ne parti politike dhe i kane privatizuar festat kombetare sipas qejfeve te tyre” thuhej në faqen zyrtare në fb të zotit. Ndocaj. Një pjesë e mirë e qytetarëve që nderuan dëshmorët me buqeta me lule ishin aty sa për protokoll, pasi nuk e dinin se çfarë shkruhej në to.“Nuk e di, unë e kapa në dorë aty me ketë shokun që më thanë ta mbaj”.Simbolet e diktatorit Hoxha nuk u reflektuan vetëm në buqetat me lule, por edhe në fjalime.“70 mijë partizanë dhe partizane nën drejtimin e Enver Hoxhës morën pjesë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare”.Në Lushnje 71-vjetori i çlirimit të vendit në Lushnje u përkujtua nga eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe kreu i Komisionit te Ekonomisë, Erion Braçe, janë bërë pjesë e homazheve të mbajtura në Varrezat e Dëshmorëve në Lushnje, ku kanë përcjellë mesazhe urimi.Ndërsa në Kukës, festa e Çlirimit u përqafua nga qytetarë të shumtë, të cilët bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve ku kanë vlerësuar kontributin e dhënë për çlirimin e vendit të luftëtarëve.[caption id="attachment_627028" align="alignnone" width="528"]12278730_1506787006282183_6754638816127982517_n Kurora e vendosur sot tek Dëshmorët e Kombit në Lezhë[/caption][caption id="attachment_627029" align="alignnone" width="411"]11224619_1506786989615518_968231046434463148_n Kurora e vendosur sot tek Dëshmorët e Kombit në Lezhë[/caption][caption id="attachment_626969" align="alignnone" width="636"]dita e clirimit Ne foto: Homazhet ne Varrezat e Deshmoreve ne Lezhe dhe ne Lushnje[/caption]