Ekspozohen mjetet që u gjetën në zyrat e Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ekspozoi sot një sasi të mjeteve që janë gjendur dje gjatë bastisjes së zyrave qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje nga njësitë speciale të policisë së Kosovës.Mes gjërave që janë gjendur në zyrat e Vetëvendosjes ka pasur shufra metalike, mjetë të mprehta për shpim të gomave, gazmaska, gaz lotsjellës, bilbila, radiolidhje për komunikim, plumba gome, ngjyrë, substancë në formë pluhuri për të cilën priten ekzaminimet për ta përcaktuar përmbajtjen, si dhe gjëra të tjera.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se mjetet e konfiskuara dje në zyrat e Vetëvendosjes, hynë në kategorinë A të armëve të zjarrrit dhe në disa raste disa prej këtyre mjeteve mund të konsiderohen vdekjeprurëse.Ndërsa, sa i përket numrit të arrestuarve dje, Kelani ka thënë se Policia e Kosovës gjatë ndërhyrjeve policore ka arrestuar 97 persona, prej të cilëve 11 janë ndaluar për 48 orë, 53 me procedurë të shpejt janë dërguar për kundërvajtje, 26 janë liruar me procedurë të rregullt dhe 7 prej tyre janë liruar si të mitur.Sa i përkët arrestimit të Albin Kurtit dhe dërgimit të tij në burgun e sigurisë së lartë, zëdhënësi i policisë ka thënë se Policia e Kosovës e ka kryer detyrën e saj në bazë të urdhërarrestit, ndërsa vendimi se ku deputeti Kurti do të vuajë dënimin prej 30 ditësh është çështje që i përket organeve të drejtësisë.Për dy deputetët në arrati të Vetëvendosjes, Kelani ka thënë se “urdhërarrestet janë valide, dhe Policia e Kosovës në bazë të vlerësimeve të saj dhe në momentet kur të njëjtit i takon, është e obliguar t’i zbatojë këto urdhërarreste dhe ne do t’i zbatojmë.”Ndërkaq, forcat e shtuara policore në kryeqytet dhe në Kosovë, Kelani i ka arsyetuar me rrezikun e përgjithshëm nga terrorizimi jo vetëm në Kosovë.Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë dhe është gati për të ndërhyrë në rast të ndonjë sulmi terrorist në Kosovë.p1 p2 p4 p5 p6 p3