Qeveria evidenton tre rreziqe madhore, ekspertët: Rreziku real është ngërçi në ekonomi
Qeveria evidenton tre rreziqe madhore për buxhetin e shtetit vitin e ardhshëm. Akumulimet e reja të detyrimeve të prapambetura, paaftësia për të realizuar në kohë investimet publike dhe menaxhimi i borxhit renditen në relacionin që shoqëron projektbuxhetin 2016 si tre rreziqet që kanosin financat publike. Por a janë këto risqet që vërtetë na rrezikojnë?Dritan Shano, ish zv.ministër i Financave: “Të treja këto janë risqe të brëndshme, pra që qeveria nuk beson në performancën e saj që do kryejë në 2016-n”.Albert Gajo, ekspert për ekonominë: “Pengesa që krijon deficit buxhetor dhe buxheti në tërësi për mos-stimulimin e ekonomisë, do të bëjë që ekonomia nga krahu i saj të mos performojë duke rrezikuar nivelin e të ardhurave buxhetore”Për ekspertët, rreziqet e financave publike e kanë burimin te ekonomia reale, që është futur në ngërc.Dritan Shano: “Qeveria pret një rritje ekonomike tek diku tek 3.5%, të gjitha këto janë pritshmëri, dëshira, biznesi vetë nuk ka guxim të investojë, dhe i depoziton në bankë. Risk tjetër është performance buxhetore. Për dy vjet rresht akcizat janë gropë, kjo tregon që ka kontrabandë. Risk është rënia e konsumit”.Albert Gajo: “Ne jemi akoma në gjëndje stanjacioni dhe mungesa e investimeve, sidomos e atyre direkte do t’i ngadalësojnë ritmet e zhvillimit ekonomikQeveria parashikon rimëkëmbje të ekonomisë vitin e ardhshëm, ndërkohë që rritja ekonomike e këtij viti është korrigjuar me rënie, duke u panifkuar sipas variantit më të mirë në 2.7% deri në fund të dhjetorit. Banka e shqipërisë ka vënë theksin se pasiguritë që po vuan ekonomia, cka është reflektuar me rënie të konsumit dhe investimeve private, dy ndër faktorët kryesorë që po mbajnë të mbërthyer në vend motorrët e ekonomisë