"Lulëzon" tregtia mes Shqipërisë dhe Kinës, rritje 17.5% e importeve
Vizitat e kryeministrit Rama në Kinë janë shoqëruar me boom të tregtisë mes dy vendeve. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregtojnë për një lulëzim të tregtisë mes Shqipërisë dhe Kinës në muajin tetor.Për këtë periudhë, eksportet drejt shtetit aziatik arritën nga 393 milionë lekë nga 109 milionë që ishin në tetor 2014, me rritje 260.4%. Ndërsa importet arritën vlerën e 4.5 miliardë lekëve nga 3.9 miliardë që ishin në tetor 2014, me rritje 17.5%.Nga Kina importohen makineri, pajisje, pjesë këmbimi, materiale ndërtimi, metale, si dhe tekstile dhe kërpucë. Ndërsa eksportohen kryesisht minerale. Ndërkaq marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve pritet të intensifikohen më tej.Në vizitën e fundit në Kinë, pak ditë më parë, kryeministri Rama shprehu gadishmërinë e qeverisë shqiptare për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Kinën.Mes dy vendeve ka projekte konkrete si rruga e Arbrit, Zona Ekonomike e Spitallës, Porti i Shëngjinit dhe "Korridori i Kaltër" që do të lidhë pjesën tjetër të Mesdheut, veriun e Kroacisë me pjesën jugore të Kroacisë, me Malin e Zi, me Shqipërinë dhe më poshtë me Greqinë, për të krijuar përfundimisht "Unazën e Mesdheut". Shkëmbimet Tetor 2014 Tetor 2015 RritjaEksportet 109 mln lekë 393 mln lekë 260.4%Importet 3.9 mld lekë 4.5 mld lekë 17.5% 