Meta fton kompanitë e Landit të Westfalisë të investojnë në sektorin energjitik në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ftoi bizeset gjermane që të investojnë në Shqipëri.Nga Dyseldorfi, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Meta tha se reforma në drejtësi do te ofrojë  një klimë të sigurt juridike për investitorët.Kryeparlamentari Meta  takoi  Kryetarin e Komisionit për çështjet evropiane dhe ndërkombëtare në Parlamentin e Landit të Westfalisë së Renit të Veriut Nicolaus  Kern.Ai ka theksuar se Shqipëria ofron mundësi të mëdha për investitorët, sidomos në sektorin energjetik.Meta: "Shqipëria ofron mundësi të mëdha sidomos në sektorin energjetik. Përsa i përket Landit të Ëestfalisë së Renit të Veriut, ne kemi një përvojë të mirë në sektorin energjetik dhe prodhimi i energjisë nëpërmjet qymyrit luan një rol të rëndësishëm, por për momentin po krijojmë një ndryshim strukturor në këtë sektor, duke u përpjekur të gjejmë mundësi alternative për përfitimin e energjisë. Ne kemi shumë kompani që janë ndër më të mirat sa i përket sektorit energjetik dhe dëshirojmë një bashkëpunim të Shqipërisë me këto kompani në të ardhmen".Në takimet me krerë të  Duseldorfit të Gjermanisë, kryeparlamentari Meta diskutoi edhe  për progresin e Shqipërisë në proçesin e integrimit evropian, situatën  e sigurisë në rajon dhe Evropë si dhe  krizën e refugjatëve.