Veliaj: Vitin tjetër sheshi “Skënderbej” do të kthehet në pedonale

Vitin tjetër qytetarët e Tiranës do të kenë një tjetër pedonale. Sheshi “Skëndërbej” në qendër të kryeqytetit është parashikuar të vihet në në funksion të këmbësorëve dhe atyre që pedalojnë.Lajmin e bëri me dije kryebashkiaku Veliaj gjatë festimeve për Ditën e Çlirimit.Veliaj:“Dua të falenderoj të gjithë qytetarët që po shijojnë ‘zemrën’ e qytetit, e cila zakonisht pushtohet nga makinat, ndërsa sot është pushtuar nga fëmijët, nga biçikletat dhe nga ata që duan të ecin. Në fakt, kjo i paraprin projektit tonë për sheshin ‘Skënderbej’. Vitin tjetër, sheshi ‘Skënderbej’ do të kthehet në pedonale”.Sipas tij, në një qytet demokratik duhet të ketë hapësirë për të gjithë; jo të përshtatim qytetin për makinat, por për njerëzit.Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se aktivitet e programuara do të vijojnë gjatë gjithë ditës dhe do të kulmojnë me koncertin e këngëtarit të njohur anglez, John Newman.Veliaj: “Sot, të gjitha institucionet do të jenë të hapura deri në mëngjes, lokalet po ashtu kanë marrë leje 24-orëshe për të vijuar punën, meqenëse nesër është një ditë zyrtare pushimi”.Një tjetër lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Tiranës është se pas përfundimit të Natës së Bardhë, do të fillojnë zbukurimet e qytetit për festat e fundvitit dhe nga 6 dhjetori do të ndizen dritat e festimeve të Vitit të Ri.