Ymeri: Në manifestim 35 mijë vetë, Albin Kurti në burgun e sigurisë së lartë

Në një konferencë për shtyp pasditen e sotme, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja akuzoi qeverinë se dje tregoi forcën me opozitën dhe se Mustafa e Thaçi po përdorin policinë për të thyer zyret e saj.Ai deklaro se  në manifestimin e djeshëm ishin 35 mijë vetë dhe  se mësymja është bërë pa asnjë dokument. Vetëvendosja këmbëngul se rezistenca do vazhdojë se dhe marrëveshjet "kriminale" nuk do të kalojnëMëngjesi i sotëm ka gjetur zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje të rrethuar nga policia.Një veprim i tillë ndodh një ditë pasi policia hyri në zyrat e  "Vetëvendosjes" për të arrestuar Albin Kurtin dhe gati 100 aktivistë.Kurti i i arrestuar pasditen e 28 Nentorit  u dërgua në burgun e sigurisë së lartë në rrethinën e Podujevës, informojnë mediat kosovare.Nga opozita por dhe shumë analistë është kritikuar arrestimi dhe mësymja e policisë në zyrat e Vetëvendosjes, ndërsa policia justifikoi arrestimin e Albin Kurtit me pasjen e një fletëarresti. Për arrestimin e 97 aktivistëve të tjerë tha se kanë ushtruar dhunë ndaj policisë.  Po kështu policia deklaroi se kishte sekuestruar dhe gaz lotsjelles dhe shume objekte te tjera."Pushteti nuk mbahet me Kërbaç" deklaroi deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, ndërsa kryetari i "Nismës" Fatmir Limaj tha: " Thaçi e Mustafa zbuluan fytyrën e vërtetë"Ora 14:50 Ymeri: Ne manifestim ishin 35 mije vete, policia pa dokument për bastisjen Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje , Visar Ymeri deklaron se Policia e Kosovës, nuk ka pasur   dokument për bastisjen e selisë së këtij subjekti politik dhe se në manifestimin e djeshëm kanë marrë pjesë 35 mijë qytetarë dhe jo 5 mijë siç deklaroi policia.   “Siç e keni par dje manifestimi i opozitës ishte madhështor ku morën pjesë 35 mijë qytetar ku treguam që nuk do të lejojmë marrëveshjet të kalojnë. Ky manifestim frikësoi pushtetin sepse në shesh u dëgjua zëri i qytetarëve. Marrëveshjet kriminale nuk do të kalojnë dhe pushteti tregoi forcën me opozitën. Nuk kemi të bëjmë me qeveri demokrati . Opozita është dhunuar dje nga Thaçi dhe Isa. Ky është një akt jo presedent. Ata po përdorin policinë për të thyer zyret e opozitës ku ky shtet po rrëshqet si shtet. Nuk mund të themi se ekziston institucioni. Asnjë dokument nuk ka paraqitur për bastisje të zyreve. Ata çka patën fletarrestin për Kurtin ku ata hyn pa dokumente për bastisje. Kur qeveria bëhet polici, ajo nuk është me popullin dhe se si e tillë kjo qeveri është jashtë popullit”, ka thënë Ymeri, raporton zeri.info.Bilanci nga VetëvendosjaNdërkaq, nënkryetari Driton Çaushi, ka treguar bilancin e të lënduarve dhe të arrestuarve të aktivistëve të Vetëvendosjes."83 të arrestuar ishin ku shumë prej tyre kërkuan ndihmë ku 12 nga ta po mbahen në arrest. Ata përdoren plumba gome shufra etj. Sami Kurteshi është rrahur duke qëndruar paqssisht me lëndime. Gani Krasniqi, i burgosur politik edhe ai u rrah rëndë brenda VV-së. Valdrin Ahmeti edhe ai u rrah rëndë në polici, ku ka pasur lëndime të rënda . Frashër Krasniqi, i lënduar me plumba gome. Kushtrim Dermaku i lënduar. Qëndrim Saiti, Luan Hoti, Agim Motjani, Kushtrim Cakolli, Labinot Halimi. Dhe një pjesë tjetër të aktivistëve kanë probleme. 15 aktivistë kanë qenë rëndë por nuk u jap ndihma mjekësore. Kemi pasur dëmtime të rënda në zyret tona madje edhe në zyre tjera”, ka deklaruar ÇaushiOra 12:00 Sejdiu: Policia patrullon rreth zyrave të Vetëvendosjes Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu tha se sot Policia e Kosovës, po patrullon rreth zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje.Ky është postimi i Dardan Sejdiut:Sot zgjohemi ne shtet policor, pas perndjekjes me police te njesive speciale, bastisjes se zyrave, rrahjes se aktivisteve me kundak amresh mbreme, sot policia e armatosur deri ne dhemb po patrullojne rreth zyrave te Lëvizjes VETËVENDOSJE!Kjo nuk pershkruhet ndryshe, ky eshte shteti policor.Ne nuk do te ndalemi, e as nuk do te zbrapsemi deri ne berjen e Republikes, deri ne ndaljen e zajdnices.Me VETËVENDOSJE, deri në VETËVENDOSJE! Albin Kurti në burgun e sigurisë së lartëSapo i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, kolona e automjeteve policore e ka shoqëruar Albin Kurtin e Vetëvendosjes drejt burgut më të ri dhe më të sofistikuar në Kosovë.Ora 09:50  Albulena Haxhiu: Pushteti nuk mbahet me KërbaçDeputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook deklaron se pushteti nuk mbahet me Kërbaç.“Nuk ka më asnjë fije dyshimi se kësaj bande kriminale po i vie fundi dhe nuk do të vonojë shumë kur kjo klasë e fëlliqur politike do të përgjigjet për gjitha dëmet që i'a sjellën Republikës dhe qytetarëve! Përgjakja e aktivistëve, dhuna brutale, arrestimet e deputetëve dhe aktivistëve, bastisjet e paligjshme, thyerja e selisë, terrorizimi që po ja bëni qytetarëve, do të ju kthehet bumerang! Këto janë shqelmet e fundit të IsaHashës. Pushteti nuk mbahet me kërbaç, JO!”, shkruan Haxhiu.asadasdOra 09: 30 Limaj: Thaçi e Mustafa zbuluan fytyrën e vërtetëKryetari i "Nismës" duke postuar videon e ndërhyrjes së policisë në zyrat e VV-së deklaron se u tregua fytyra e vërtetë e pushtetit.“Shikojeni regjimin e Isës e të Hashimit se si futet në selinë e një partie parlamentare. Ky regjim me masa represive dhunon zyre, shtyp zërin opozitar, ky regjim burgos deputetë. Kjo është demokracia e Isës e Hashimit. Mirë që maska u shqye më në fund, kjo është fytyra e vërtetë e tyre. Ata dy dhe regjimin e tyre sot e tmerroj manifestimi madhështor i popullit, sot u pa kush janë dhunuesit e shtetit. F.L”, shkruan Limaj në Facebook.

Shikojeni regjimin e Isës e të Hashimit se si futet në selinë e një partie parlamentare. Ky regjim me masa represive dhunon zyre, shtyp zërin opozitar, ky regjim burgos deputetë.Kjo është demokracia e Isës e Hashimit.Mirë që maska u shqye më në fund, kjo është fytyra e vërtetë e tyre.Ata dy dhe regjimin e tyre sot e tmerroj manifestimi madhështor i popullit, sot u pa kush janë dhunuesit e shtetit.F.LPosted by Fatmir Limaj on Saturday, November 28, 2015
Ja çfarë u konfiskua në seliPërmes një deklarate për median të publikuar mbrëmjen e 28 Nentorit policia deklaron se janë 97 persona janë ndaluar për 48 orë me dyshimet për përfshirje në vepra penale, 53 janë dërguar në procedurë të shpejtë për përfshirje në raste të kundërvajtjesNga ana e saj Vetëvendosje thotë se janë arrestuar 150 personaNdërsa janë liruar 33 persona mes tyre 7 të miturSipas policisë vetëm 10 prej të ndaluarve  kanë kërkuar ndihmë mjekësore.Gjatë operacionit në selinë e Vetëvendosjes policia kosovare njofton se ka konfiskuar:2 - copë gaz maska ushtarake,2 - shufra metalike,2 – mjete të destinuara për gjuajtje të sferave me llastika,4 - qese me pluhur të dyshimtë,2 - qese me sfera xhami,1 - një gaz lotsjellës,3 - radio mototrolla,1  - shishe me sasi ½ e litrës me plumba gome - 26 copë,1 - një fishek zjarre me barot,3 - boca gazi lotsjellës të zbrazëta,1 - qese najloni me 7 copa gaz lotsjellës,1 - qese me sfera me ngjyrë,1 -  çantë me tri shishe plastike me sasi ½ litrës të mbushura me benzinë,1 -  shishe plastike prej 1,5  litra me benzinë,1 -  sprej i vogël OC (djegës),1 -  sprej i madh OC (djegës)2 - qese me armatura të salduar (në formë Iriqi) për shpuarje të gomave të veturave,5  - shishe në sasi prej 1,5 litra të mbushura me ngjyrë pink,13- copë maska të zeza për mbulim të fytyrësVetëvendosje publikon listën e aktivistëve të saj që u arrestuanVetëvendosja në një postim në facebook shkruan se në vijim do te publikojë edhe emrat e tjerë të të arrestuarve që janë marrë me dhunë prej zyrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”Në rrugët e Prishtinës vazhdojnë arrestimet e aktivistëve dhe qytetarëve, pa fletë arresti si dhe metodat e shtetrrethimit”,Albin Kurti, Nazlie Balaj, Albana Gashi, Alban Lahum, Frashër Krasniqi, Selman Sokoli, Genc Sherifi, Egzon Haliti, Arianit Beqiri, Luan Aliu, Niman Beqiraj, Marigonë Drevinja, Arbëri Krasniqi, Teutë Rrusta, Krenare Krasniqi, Alket Zeqiri, Shkodran Hoti, Margaritë Hajrizi, Liridon Latifi, Teutë Hasanaj, Enkloditë Molliqaj, Egzon Balaj, Egzon Azemi, Valdrin Ahmeti, Adonis Tahiri, Jonuz Shatri, Gurjeta Zeka, Muhamet Bytyqi, Labinot Halimi, Hektor Qyqalla, Ylli Hoxha, Fitore Pacolli, Qëndron Kastrati, Arianit Beqiri, Ilir Cacaj, Rina Zhitia, Erden Atiq, Princ Mullatahiri, Arbër Sejdiu, Lisjan Perolli, Zgjim Zyba, Qëndresa Bogujevci, Arbër Morina, Jonis Metaj, Qëndrim Sahiti, Hana Blakçori, Nderim Aliaj, Rinor Miftari, Pajtim Demaj, Alban Makolli, Adem Megjuani, Lulzim Gjaka, Labinot Halimi, Riga Halimi, Vedat Megjuani, Kushtrim Halilaj, Berat Lahu, Erisa Hajrizi, Gani Krasniqi, Ismail Haziri, Fidan AdemiLexoni me shumeAlbin Kurti arrestohet në seli, 30 ditë paraburgim. Vetëvendosja: Rezistenca vazhdonVV: Të lënduarit prej dhunës policore (FOTO)Momenti kur policia hyn në selinë e Vetëvendosjes, policia: 4 te plagosurNë Prishtinë 28 Nëntori u kremtua si në kohën e MillosheviçitSfidon Albin Kurti merr pjese ne proteste: Flamuri i Kosovës lara-laraDita e zezë e faqezinjve- Nga: Enver RobelliShpend Ahmeti publikon fotot e zyrave të VV pas aksionit të policisëReuters: Policia elitare arreston liderin opozitar Ai u arrestua pak minuta pas manifestimit të opozitës në qendër të Prishtinës, pasi qëndroi për më shumë se një javë në arrati.[caption id="attachment_626676" align="alignnone" width="640"]28_11_2015_9197276_VV1 Ne foto: Sendet e konfiskuara nga policia ne seline e VV[/caption][caption id="attachment_626677" align="alignnone" width="640"]28_11_2015_8148216_VV_2 Ne foto: Sendet e konfiskuara nga policia ne seline e VV[/caption][caption id="attachment_626678" align="alignnone" width="640"]28_11_2015_4376052_VV3 Ne foto: Sendet e konfiskuara nga policia ne seline e VV[/caption][caption id="attachment_626679" align="alignnone" width="640"]28_11_2015_4888844_VV4 Ne foto: Sendet e konfiskuara nga policia ne seline e VV[/caption][caption id="attachment_626680" align="alignnone" width="640"]28_11_2015_4625131_VV6 Ne foto: Sendet e konfiskuara nga policia ne seline e VV[/caption][caption id="attachment_626681" align="alignnone" width="640"]28_11_2015_5897661_VV7 Ne foto: Sendet e konfiskuara nga policia ne seline e VV[/caption][caption id="attachment_626682" align="alignnone" width="640"]28_11_2015_8082364_VV8 Ne foto: Sendet e konfiskuara nga policia ne seline e VV[/caption][caption id="attachment_626683" align="alignnone" width="640"]28_11_2015_1424904_VV9 Ne foto: Sendet e konfiskuara nga policia ne seline e VV[/caption]