Rusia vendos sanksione ekonomike ndaj Turqisë
Rusia ka bërë të ditur paketën e sanksioneve ekonomike kundër Turqisë pas rrëzimit të avionit rus në kufirin sirian më 24 nëntor.Një dekret i nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin ndalon importet nga Turqia, punën e kompanive turke në Rusi dhe çdo shtetas turk që punon në kompanitë ruse.Dekreti gjithashtu bën thirrje për dhënien fund të fluturimeve çarter midis dy vendeve.Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan refuzoi t’i kërkonte falje Rusisë. Të premten, ai akuzoi Moskën se “po luante me zjarrin” në operimet e saj në Siri. Por ditën e djeshme ai tha se ishte i trishtuar për rrëzimin e avionit rus.Turqia dhe Rusia kanë lidhje ekonomike të rëndësishme. Rusia është partneri i dytë më i madh tregtar i Turqisë, ndërsa më shumë se 3 mln turistë rusë vizituan Turqinë vitin e kaluar.Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov that ë shtunën se afro 90 mijë turq punonin në Turqi. Dhe nëse merren parasysh edhe familjarët e tyre, arrin në një shifër prej 200 mijë personash, tha ai.Dekreti gjithashtu nxit operatorët turistikë rusë të ndalojnë shitjen e paketave turistike në Turqi.Turqia kërkon të shtyhen udhëtimet e pasagjerëve në RusiTurqia gjithashtu ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi për shtetasit e saj, i cili kërkon shtyrjen e udhëtimeve jo-urgjente dhe të panevojshme në Rusi.Ministria e Jashtme e Turqisë ka thënë se paralajmërimi është lëshuar sepse udhëtarët turq po përballen me “probleme” në Rusi.Ministria ka thënë se planet e udhëtimit duhet të shtyhen “derisa situata të bëhet e qartë”.Turqia dërgon në Rusi trupin e pilotit të vdekurTrupi i pilotit Oleg Peshkov që humbi jetën pas rrëzimit të avionit rus do të kthehet në Rusi, tha kryeministri Ahmet Davutoglu.Forcat turke qëlluan avionin pasi thanë se kishte dhunuar hapësirën ajrore turke, gjë që Rusia e mohoi.Një tjetër pilot arriti të mbijetonte nga operacioni 12 orësh i forcave speciale ruse[caption id="" align="alignnone" width="660"]
Ne foto: Piloti qe humbi jeten[/caption]