Thaçi: Ballkani kërcënohet nga kolapsi, flet për ndikimin rus
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tërheq vëmendjen se Rusia, përmes ndërhyrjes në rajon është duke investuar kundër shteteve, të cilat aspirojnë anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.Deklarata është bërë në një intervistë për të përditshmen "Bild".Thaçi ka theksuar se Ballkani është para tri sfidave, të cilat mund ta vënë në pikëpyetje stabilitetit e sigurisë në Evropën Juglindore.E para ka të bëjë me ndikimin rus në Ballkan, e dyta me krizën e refugjatëve dhe e treta me radikalizmin fetar."Për momentin Ballkani është në paqe, por kërcënohet të jetë i paqëndrueshëm" tha Thaçi për Bild.Duke folur për krizën e emigrantëve ka theksuar se mbyllja e kufijve evropian për emigrantët mund të krijojë probleme për shtetet e Ballkanit, të cilat nuk i kanë kapacitet e njëjta sikur shtetet e Bashkimit Evropian.Hashim Thaçi: Për momentin Kosova nuk është pjesë e korridorit të refugjatëve, por rrezikohet të ndryshohet, dhe mijëra refugjatë rrezikojnë të bllokohen në rajon. Vendet e Ballkanit nuk kanë të njëjtat aftësi si BE për ta përballuar vetëm krizën. Na duhet një bashkëpunim I madh mes BE-së dhe BallkanitSipas tij edhe rritja e radikalizmit fetar mund të krijojë incidente në këtë rajon.Vetëm të mërkurën në Kosovë janë mbyllur 17 organizata joqeveritare, të cilat dyshohet se kanë promovuar islamizmin radikal dhe predikuar urrejtjen, shkruan “Bild”/Oranews.tv/