Përleshje mes policisë dhe emigrantëve në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë

Përleshjet mes policisë dhe emigrantëve të zemëruar ditën e djeshme (28 nëntor), që u penguan të hyjnë në Maqedoni nga Greqia, kanë lënë rreth 40 persona të plagosur.Policia maqedonase ngriti një gardh të ri në kufirin jugor me Greqinë ditën e djeshme për të mënaxhuar emigrantët.Dhjetëra emigrantë, të bllokuar në Greqi pasi vendet e Ballkanit shtrënguan kushtet e hyrjes, gjuanin gurë drejt policisë.Raportimet tregojnë se policia maqedonase hyri pak në Greqi dhe qëlloi me granata tymuese drejt emigrantëve.Ministria e brendshme e Maqedonisë lajmëroi se 18 oficerë policie janë plagosur, ndërkohë që dy prej tyre janë shtruar në spital.Ndërsa 20 emigrantë morën trajtime mjekësore për lëndime në kokë dhe probleme me frymëmarrjen, njoftuan grupet e ndihmës për agjencinë e lajmeve Associated Press.Organizata Ndërkombëtare për Emigrancionin (IOM) thotë se 105 mijë emigrantë kanë kaluar në Maqedoni pas mbërritjes në Greqi këtë muaj.Në vitin 2015, rreth 720 mijë emigrantë – kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani – kanë arritur në Greqi.Rrugët kryesore që emigrantët ndjekin janë ato drejt Gjermanisë dhe Skandinavisë._86934735_86934734 _86934733_86934732 _86934731_86934730_86934733_86934732 305fbfa455814b53ad4a7f5bb8d4779a_18 5_2