Makina bie në humnerë, pamjet e operacionit të vështirë në Rrugën e Kombit

Një aksident automobilistik i mori jetën drejtuesit të një automjeti ndërsa plagosi pasagjerin. Ngjarja ndodhi në autostradën Kukës – Morinë, në vendin e quajtur Kodra e Hazirve, ku automjeti tip Land Rover me targë 07594 doli nga rruga duke rënë në humnerë.Ora News  ju sjell pamjet e operacionit të shpëtimit. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur policët dhe ata që morën pjesë në këtë operacion (të veshur civilë) detyrohen të mbajnë fort njëri tjetrin, ndërsa përpiqen të ngjisin barrelat lart. Jo vetem kaq, ata rrezikojnë të rrëshqasin për shkak të dheut të butë dhe me baltë nga reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë ditës së sotmeForcat e policisë arritën të dërgonin në spitalin e Kukësit dy të plagosurit, por njëri prej tyre, Hysen Isufi nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të marra. Ndërsa shpëtoi pasagjeri Azem Hoxhaj.Pamjet tregojnë momentet e vështira që efektivët e policisë përballen për shpëtimin e jetëve. Pamjet mbërritën në redaksinë e Ora  News nga një person i cili ishte gjendur në atë aks në momentin kur ndodhi aksidenti.[caption id="attachment_626638" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamjet e operacionit te policise Ne foto: Pamjet e operacionit te shpetimit te policise[/caption][caption id="attachment_626637" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamjet e operacionit te policise Ne foto: Pamjet e operacionit te shpetimit te policise[/caption]/Oranews.tv/