Protesta në Venezuelë, vriten shtatë persona
Nga përleshjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Venezuelë kanë humbur jetën 7 persona raportuan autoritetet në vend. Protestat nisën dy ditë pasi u zgjodh presidenti i ri Nicolas Maduro, i cili i ka hedhur fajin opozitës për përleshjet gjatë të mërkurës.Presidenti i sapozgjedhur i Venezuelës, Nicolas Maduro tha se ai nuk do të lejojë opozitën që të vazhdojë tubimin e planifikuar për të mërkurën në Caracas.Por lideri i opozitës Henrique Capriles tha se qeveria ishte përgjegjëse për dhunën, pasi ajo nuk pranoi rinumërimin e votave, që sipas Capriles ka pasur parregullësira në procesin e numerimit.Ndërkohë përveç shtatë personave që vdiqën gjatë protestes së opozitës prokuroria e Përgjithshme në Carakas, tha se më shumë se 60 protestuese u plagosën dhe 139 të tjere janë arrestuar gjatë përleshjeve të dhunshme në protestat e opozitës.E ndërsa shume prej tyre i kanë vënë zjarrin dhe shkatërruan prona publike.Maduro tha se qeveria nuk është shantazhuar dhe i bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë. Nga ana e tij,Capriles ka akuzuar qeverinë për orkestrimin e dhunës për të shmangur një rinumërim. Capriles gjithashtu përsëriti thirrjen e tij për demonstrata paqësore.Capriles tha se nuk do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve deri sa të gjitha votat të numërohen përsëri, dhe e ka quajtur Maduro-n "jolegjitimë".