Të pushuarit apel Ministrisë: Publiko kriteret e largimit, ose bllokojmë punën

Sikundër dhe kishin paralajmëruar, rreth 60 punonjës të spitalit të Tepelenës kanë protestuar sërish sot për largimin e tyre nga puna.Ata kërkojnë në Ministria e Shëndetësisë publikimin e kritereve mbi bazën e të cilave është marrë dhe vendimi për largimin e tyre nga puna.Në rast të mosmarrjes së një përgjigje nga Ministria brenda pak ditësh, ish-punonjësit paralajmërojnë bllokim të punës në spital.Protesta e punonjësve është mbështetur dhe nga drejtorja e Spitalit të Tepelenës, Edjola Brahaj.