Të tjera pamje të masakrës në “Bataclan”, trupa të pajetë në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2015, 14:39
Të tjera pamje filmike tregojnë momentet e para të masakrës në Paris.Një video amatore tregon tmerrin që përjetuan pjesëmarrësit në sallën e koncerteve, “Bataclan” ku tre terroristë vranë 89 persona.Në videon e xhiruar nga një prej spektatorëve në koncertin e një grupi amerikan, shihen trupa të pajetë në rrugë. Disa njerëz të tjerë thërrasin për t’ua ardhur në ndihmë personave të plagosur.