Shqipëria në zi, flamuri në gjysmështizë dhe 1 minutë heshtje

Qeveria e Shqipërisë me propozim të kryeministrit Edi Rama shpall dje të hënën e 16 nëntorit ditë zie, në nder dhe respekt të viktimave të sulmeve terroriste të ndodhura mbrëmjen e së premtes në Paris.Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri u ul në gjysmështizë, ndërsa në orën 12:00 të mesditës u mbajt një minutë heshtje. Duke i dënuar me forcë këto akte terroriste, qeveria shqiptare thekson se mbetet thellësisht e angazhuar krah aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit.