Rafineria e Ballshit ndot me hidrokarbure lumin Gjanica, ISHMP: Masa administrative
Lumi Gjanica në Fier raportohet se është ndotur nga hidrokarburet. Sipas Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve ndotja e lumit Gjanica ka ardhur si pasojë e hidrokarbureve të shkaktuara nga rafineria e naftës në Ballsh.“Ndotja lumit Gjanice nga hidrokarburet e raportuar sot nga banoret ne media eshte shkaktuar nga rafineria Ballsh rreth 2 jave me pare. ISHMP mori masen administrative rreth 50 mln lekë gjobë, 1 jave me pare, pasi ngriti grupin e punes dhe verifikoi ndotjen.” thuhet në njoftimin e ISHMP.ISHMP ndodhet serish sot ne vendin e ndotur , dhe ka ngritur grupin e punes per te verifikuar nese pas mases administrative subjekti ka vazhduar derdhjet ne lume.“Në rast se verifikohet qe eshte bere nje derdhje e 2-te pas mases administrative , ISHMP do te procedoje sipas ligjit me pezullim te aktivitetit te subjektit”.[caption id="attachment_617929" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lumi Gjanica i ndotur[/caption][caption id="attachment_617928" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lumi Gjanica i ndotur[/caption][caption id="attachment_617927" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lumi Gjanica i ndotur[/caption]