Një prej liderëve të opozitës siriane mirëpret marrëveshjen e arritur në Vjenë
Nje prej liderëve kryesorë opozitarë sirianë mirëpriti marrëveshjen e arritur në bisedimet e Vjenës për zgjidhjen e krizës në Siri, por sipas tij afati i përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja ishte një plan ambicioz.Abdulbaset Sieda duke folur në emër të Koalicionit kombëtar sirian tha se do të ishte e vështirë të arrihej një zgjidhje brenda një vit dhe sipas tij nëse ekzistonte besimi mes palëve, do të duheshin 2 apo tre vjet.Sieda dhe anëtarët e tjerë të koaliconit opozitar nuk ishte në tryezën e bisedemive, por zëri i tyre u përcoll në tryezë nga delegacionet e Turqisë, Qatarit dhe Arabisë Saudite. Në takimin e Vjenës Rusia, Shba dhe përafqësuesit e tjerë europianë dhe të Lindjes së Mesme, hartuan një plan për një process politik në Siri që do të sillte paqen në vend përmes zgjedhjeve të reja. Por gjatë takimit nuk u vendos asgjë për fatin e presidentit sirian Asad.Sekretari amerikan i shtetit John Kerry tha se presidenti sirian Bashar al-Assad planifikon të bëhet pjesë e negociatave reale për ti dhënë fund dhunës në vend.Sipas Kerry, kjo nuk ishte një krizë që duhej zgjidhur vetëm nga Sria pasi efektet e luftës së përgjakshme po ndjehen në gjithë botën.Ndërkohë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se brenda 6 muajve të adhshme duhet të arrihet një marrëveshje për formimin e një qeverie të unitetit, dhe hartimin e një kushtetiute të re."Sirianët duhet të përgatiten për një kushtetutë të re e cila duhet tu hapë rrugën zgjedhjeve të reja dhe gjithë ky proces duhet të zhvillohet brenda 18 muajve," tha Lavrov në konferencën për shtyp pas tryezës. Pritet që në një janar të nisin negociatat mes grupeve opozitare dhe qeverisë së presidentit Asad, por Rusia këmbënguli që duhet të përcaktohen qartë se cilët janë opozitarët e vërtetë dhe cilët janë terroristë.