Shembet një pjesë e tunelit të Hec-it në Moglicë, plagosen dy punëtorë turq

Një pjesë e tunelit të një Hec-i në Moglicë të Elbasanit është shembur dhe si pasojë dy punëtorë janë dëmtuar lehtë.Sipas policisë të Elbasanit dy punonjësit ishin shtetas turq dhe ndodheshin brenda tunelit të Hec-it në momentin e shembjes.Menjëherë pas ngjarjes një grup hetimor u nis drejt vendit të ngjarjes për të zbulur rrethanat.Dy personat e dëmtuar u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.