Vrasja në Linzë, arrestohet autori i dyshuar dhe personi që e fshehu në banesë
Policia ka arrestuar ditën e djeshme 14 nentor dy persona që dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e Enton Nikajt në Linzë.
I arrestuari i parë është Emiljano Tasho 29 vjec, i cili dyshohet se është autori i vrasjes në Linzë.
Ndërsa i arrestuari tjetër është Erjon Biraçi, i cili dyshohet se e ka mbajtur të fshehur në banesën e tij Emiljano Tushon. Sipas policisë “29 vjecarit gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, model 56 si dhe 45 fishekë luftarak model 54, dhe 1 armë zjarri pistoletë e markës “Glock”, me silenciator të montuar dhe një krehër me 16 fishek luftarakë.”
Gjithashtu ky shtetas dyshohet të jetë autor i dy vjedhjeve më armë të ndodhura në Kryeqytet më datë 30.09.2015, dhe vjedhjes me armë të një supermarket më datë 12.03.2014, në rrugën “Dhimitër Kamarda”.