Debati për zgjedhjet e kreut të FRPD, Basha nis fjalën me një minutë heshtje

Partia Demokratike nisi nga Vlora debatin që i paraprin zgjedhjes së kreut të ri të Forumit Rinor të kësaj force. Takimi i të rinjve demorkatë ka nisur me 1 minutë heshtje në nderim të viktimave nga sulmet terroriste në Francë.Në vetëm një muaj , Basha tha se Partisë Demorkatike ju bashkuan 21 mijë të rinj, dhe kjo sipas tij jo vetëm për të qenë thjesht anëtarë të forumit rinor por për të marrë në dorë fatet e vendit, të cila sipas tij po nëpërkëmben nga mazhoranca Rama-Meta. Lulzim Basha:Nuk përparon vendi, por vetëm fundoset me krimin e ngritur në sistem, me pushtetin e krimit, me drogë, narkotrafik, përfshirje të drejtëpërdrejtë të vetë ministrit të brendshëm, nuk hapen negociatat, nuk të qas njeri në Europë me blerje votash, me rrethim e shkatërrim të zgjedhjeve, nuk merr frymë ekonomia, por vetëm gremiset në korrupsionin gjigand në dogana, tatime, investime luksi”Kryetari i Partisë demokratike garantoi të rinjt në gjithë  vendin se gara  për kreun e  forumit rinorë  nuk është e paracaktuar duke garantuar se ai nuk do mbështesë asnjërin nga 6 kandidatët.Lulzim Basha:Vota është jo vetëm forca, por dhe kushti i demokracisë në vend por dhe në PD, ndaj do vendosim me votë, asgjë nuk është e paracaktuar, askush nga kandidatët nuk ka mbështetje të veçantë dhe të 6 kanë mbështetje të plotë për të garuar”.Kryetari i ri i forumit rinor demokrat  do të zgjidhet sipas parimit “një anëtar, një votë”, pas 20  debatesh që do të zhvillohen në gjith vendin ndërmjet kandidatëve.