Kosova sot në ditë zie për viktimat e sulmit në Paris
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2015, 08:48
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka shpallur të dielën ditë zie në Kosovë, në nderim të 129 viktimave të sulmeve terroriste Paris dhe në solidarizim me popullin e Francës.Me vendim të presidentes Jahjaga, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, shkruan Kosovapress.Mbrëmjen e së premtës nga disa sulme terroriste në Paris humbën jetën 129 persona, ndërsa 352 mbetën të plagosur, ku 99 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.