129 të vdekur, policia identifikon 2 francezë të tjerë si autorë të mundshëm

Ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë, zyrtarët e spitaleve franceze lajmërojnë se bilanci i të vdekurve ka shkuar në 129, ndërsa shumë të tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike për jetën.Policia ka identifikuar dy autorët e tjerrë kamikazë që shpërhtyen veten të premten. Të dy ishin me kombësi franceze  dhe jetonin në Belgjikë. Ata ishin 20 dhe 31 vjeç. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditur.Sipas raportimeve të fundit të mediave botërore, autoritetet franceze dyshojnë se 3 vëllezër janë pjesë e sulmeve që tronditën Parisin. Njëri prej tyre vdiq gjatë sulmeve, një tjetër është arrestuar në Belgjikë, ndërsa fati i të tretit nuk dihet ende.Më herët, hetuesit francezë kanë identifikuar një prej atentatorëve të sulmeve në Paris. Bëhet fjalë për Omar Ismail Mostefai shtetasi francez 29 vjecar me rekorde kriminale që njihet për lidhjet e tij me ekstremistët.Hetuesit e kanë identifikuar pasi gjetën në qendrën e koncerteve "Bataclan"  shenjat e tij të gishtërinjve ku tre kamikazë hodhën veten në erë.Policia po heton edhe familjen e 29 vjecarit ndërsa babai dhe vëllai i tij janë marrë në pyetje."Është çmenduri. Edhe unë isha në Paris të premten në mbrëmje dhe e pashë terrorin" tha vëllai i madh i Mostefait për AFP përpara se të ndalohej nga policia.Ai tregoi se nuk kishte kontakte me të vëllanë prej vitesh për shkak të konflikteve familjare dhe se ishte habitur kur kishte mësuar se ishte bërë pjesë e ekstremistëve. Mostefai është nga qyteti i Kurkurone 25 kilomenta në jug të Parisit. Ai jetoi në Shartrë deri në 2012 dhe shkonte rregulisht në xhami.29 vjecari ishte përfshirë në disa krime të vogla por nuk ishte dënuar asnjëherë. Sipas forcave të sigurisë ai ishte radikalizuar në 2010-ën por nuk ishte përfshirë në asnjë hetim për akuzën e terrorizmit.Prokurorët  po hetojnë nëse Omar Ismail Mostefai ka qenë apo jo në Siri vitet e fundit ku mund të ketë krijuar kontakte me militantët e Shtetit Islamik. Sipas prokurorëve 7 prej terroristëve të armatosur me kallashnikovë dhe jelek me eksploziv ishin organizuar një 3 grupe, por ka dyshime se disa terroristë të tjerë kanë arritur të largohen.Po ashtu në periferi të Parisit është gjetur një tjetër mjet i braktisur me armatime i cili dyshohet se u përdor nga terroristët.Hetuesit po hetojnë nëse tre personat të arrestuar në Belgjikë kanë lidhje me terroristët, pasi ka dyshime se ata mund të kenë qenë në mesin e atentatorëve të cilët mundën të shpëtojnë. Një makinë e zezë Polo me targa belge që u gjet pranë sallës së koncerteve në Bataclan ishte marrë me qira nga një francez që jetonte në Belgjikë. Ai u identifikua ndëra po drejtonte një tjetër makinë në një pikë kufitare duke hyrë në Belgjikë me dy pasagjerë.Tre grupe terroristësh sulmuan Parisin në 6 vende të ndryshme, duke shkaktuar 129 viktima dhe mbi 350 të plagosur. 7 prej terroristëve vdiqën gjatë sulmeve, 6 hodhën veten në erë kursë një prej tyre u qëllua nga policia.Numri më i lartë i viktimave u shënua në pallatin e Koncerteve “Bataclan”Ora 7:54 - Minutë heshtjeje në Francë

Presidenti francez, Francois Hollande do ta udhëheqë vendin në minutën e heshtjes që do të mbahet ditën e sotme, në kujtim të 129 të vrarëve në Paris

E hëna është dita e tretë e zisë në Francë.

Ora 22:10 (15 nëntor)- Avionët francezë sulmojnë bastionin e Shtetit IslamikAvionët francez u janë kundërpërgjigjur sulmeve në Paris. Ata sulmuan qytetin sirian Raka, që është një bastion i militantëve të Shtetit Islamik. Lajmi u bë i ditur nga ministria franceze e mbrojtjes. Në deklaratë thuhej se është shkatërruar një kamp trajnimi.Sulmet erdhen pas deklaratave te djeshme te presidentit francez Francois Hollande i cili u shpreh se "do te tregohej i pameshirshem" ndaj kesaj tragjedie.Ora 21:36 - Njerëz të trajnuar qëndrojnë prapa sulmeve terroristeHetuesit vendas dhe jo vetëm po ndjekin gjurmë që shtrihen në të gjithë Europën.“Autorët që kryen sulmin nuk duken thjesht disa njerëz të inspiruar nga ISIS, por janë operativë të trajnuar,” thonë autoritetet.Ora 19:42 - Identifikohen 2 francezë të tjerë si autorët e mundshëm të sulmit në ParisPolicia ka identifikuar dy autorët e tjerrë kamikazë që shpërhtyen veten të premten.Të dy ishin me kombësi franceze  dhe jetonin në Belgjikë. Ata ishin 20 dhe 31 vjeç.Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditur.Më herët, policia identifikoi Ismael Omar Mostefai si një nga 7 autorët që vdiqën gjatë sulmit.Ora 19:23 - Hollande kërkon vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshmePresidenti francez Francois Hollande tha se ai kërkon që gjendja e jashtëzakonshme e shpallur pas sulmeve në Paris të zgjasë tre muaj.Ora 19:00 -  Alarm gjatë përkujtimoreve të viktimave në katedralen e Notre DameKa sërish panik në Paris. Është evakuuar sheshi Republika. Gjatë ceremonisë përkujtimore të viktimave në katedralen Notre Dame është dhënë një alarm për bombë.E përditshmja franceze Le Monde, flet për panikun që është përhapur tek qytetarët. Edhe pse disa media flasin për të shtëna, asgjë nuk është konfirmuar ende. Tensioni tek populli francez vazhdon edhe pas sulmeve në qytetin e Parisit.Qytetarët vazhdojnë të vendosin qirinj për viktimat.CT3tgMgWIAAQ6N_Ora 18:35 - Policia franceze është në kërkim të një personi me emrin Abdeslam Salah, pasi dyshohet të ketë lidhje me sulmet në Paris.CT3jpTNWwAAipNaOra 18: 20 - Identifikohet një tjetër autorTrupi i një tjetër autori të përfshirë në sulmet që ndodhën në Paris është identifikuar, thonë burime të agjencisë franceze të lajmeve AFP.Burimet thonë se ai ishte një nga tre vëllezërit që besohet se kanë marrë pjesë në sulme.Trupi i tij u gjet në sallën e ceremonive në BataclanOra 17:23 - Dyshohet për tre vëllezër të përfshirë në sulmet në ParisTre vëllezër janë përfshirë në sulmet terroriste në Paris, sipas Agjencisë franceze të lajmeve, AFP. Njëri prej tyre vazhdon të jetë i lirë.Duke cituar burime të veta, AFP raporton se një nga vëllezërit vdiq gjatë sulmeve të premten në darkë, njëri është në paraburgim në Belgjikë, por nuk dihet nëse ai mori pjesë në sulm.Për të tretin prej vëllezërve nuk dihet ende nëse vdiq gjatë sulmeve apo është arratisur.Raportet e mëparshme treguan se policia është në ndjekje të një personi që mori me qera makinën tip Volkswagen Polo të zezë, që u përdor gjatë sulmeve.Ora 17:00 - Thirrje NATO-s për t’iu bashkuar luftës kundër ISISNgjarjet rreth sulmeve në Paris, kanë çuar në rritjen e thirrjeve drejtuar NATO-s për t’iu bashkuar luftës kundër Shtetit Islamik.Duke folur për BBC, admirali James Stavridis, një ish-komandant suprem i Forcatve Aleate të NATO-s, tha: “Unë mendoj se NATO duhet të ndërhyjë”.Pak më herët, Zv/ministri i jashtëm rus, Sergey Ryabkov, tha se shpresonte që NATO të ndryshojë prioritetet e saj pas sulmeve terroriste që ndodhën në Francë ku mbetën të vrarë 129 persona.“Bota po ndryshon, dhe kjo goditje, që tundi jo vetëm Parisin por të gjithë botën, duhet të ndryshojëë shkallën e prioriteteve të kolegëve tanë në Uashington dhe në kryeqeytetet e tjera të NATO-s,” u shpreh ai.Ora 16:00 -  Obama dhe Putin takohen në samitin G20Presidenti amerikan Barack Obama dhe ai rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë private gjatë samitit G20 të zhvilluar në Turqi.Takimi zgjati rreth 15 minuta.7fb7d183-6d64-4132-9d89-7107f3927512Ora 15:33 - Policia vazhdon kërkimet për një të dyshuarPolicia ende po vazhdon kërkimet për një të dyshuar në lidhje me sulmet, raporton stacioni televiziv francez BFM, duke cituar burime nga policia.Personi në fjalë besohet të ketë kombësi franceze, dhe kishte një makinë të tipit Volkswagen Polo të zezë pranë teatrin Bataclan, ku vdiqën 89 persona.Nuk dihet nëse ky person mori pjesë në sulme.Ora 15:10 - Një minutë heshtjë në Bundestag-un gjerman në BerlinJo shumë larg nga Parisi, në një kryeqytet tjetër, atë të Gjermanisë u mbajt një minutë heshtje për 129 viktimat në Francë.Parlamenti gjerman në Berlin, e konsideroi ditën e sotme ditë zie për njerëzit që humbën jetën nga sulmet terroriste të premten.34eb14da-50cc-4911-a0c8-71b4faa265fdOra 14:45 Në Belgjikë arrestohen edhe 4 persona të tjerëPolicia e Belgjikës ka arrestuar gjithësej 7 persona si të dyshuar në përfshirjen e sulmit në Paris. Sot u arrestuan 4 persona, ndërsa ditën e shtunë 3 të tjerë.Ora 13:20 G20 ka vendosur të rrisë kontrollet e kufijve pas sulmeve në ParisUdhëheqësit e 20 vendeve më të fuqishme të botës kanë rënë dakord për të rritur kontrollin e kufijve dhe sigurinë e aviacionit në vazhdën e sulmeve të Parisit. Grupi G20, që është mbledhur në Turqi dhe tha se mbeten të bashkuar në luftën kundër terrorizmit.Ora 12:00 Në makinë e braktisur u gjeten disa arme kallashnikovDisa armë Kallashnikov u gjetën në makinën e braktisur që besohet se janë përdorur nga sulmuesit e Parisit, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP, duke cituar burime gjyqësore.[caption id="attachment_617977" align="alignnone" width="640"]_86695497_0f2e96ae-a3a5-49a2-9bd7-ffff83d16302 Ne foto makina e cila dyshohet se u perdor nga terroristet[/caption]Ora 11: 15 Konfirmohet viktima e pare italianeKonfirmohet viktima e parë italiane në teatrin Bataclan në Paris. Ajo quhet Valeria Solesin 28 vjec, studente e doktoraturës në Universitetin e Sorbonës në degën e DemografisëOra 10:10 mediat serbe publikojne foton e një tjetër terroristi të dyshuarMegjithatë Kryeprokurori francez tha se ende duhet zbuluar se nga erdhën terroristët dhe kush i ka financuar.Mediat serbe kanë publikuar foton e një terroristi të dytë që besohet se ka hedhur veten në erë gjatë sulmeve në Paris. Sipas gazetës Ahmed Almuhamed 25 vjeç ka hedhur veten në erë në sallën e koncerteve në Bataclan. Ai kishte mbërritur me një tjetër  terrorist nga Siria duke ndjekur rrugën, Greqi, Maqedoni, Serbi.[caption id="attachment_617836" align="alignnone" width="640"]2E749D1F00000578-3318379-Serbian_media_named_one_of_the_Paris_terrorists_as_Syrian_nation-m-5_1447576571038 Fotoja e publikuar nga mediat serbe[/caption]Ora 10:00 Arrestohen familjarët e Omar Ismail MostefaiPolicia franceze ka arrestuar 6 oersina të afërt me Omar Ismail Mostefai, i cili mori pjesë në vrasjet në sallën e koncerteve Bataclan. Mes të arrestuarve janë babai, vëllai dhe motra.Ora 09:40 Publikohet videoja e sulmit në sallën e koncerteve BataclanNjë tjetër video është publikuar, e cila tregon momentin e sulmit të terroristëve në sallën e koncerteve “Bataclan”, ku mbetën të vrarë 89 persona.Ora 09:20 Gjendet një tjetër mjet, dyshohet se u përdor nga terroristëtNë periferi të Parisit është gjetur një tjetër mjet i braktisur i cili dyshohet se u përdor nga terroristët. Makina tip Seat Leone ngjyrë e zeze, dyshpohet se është përdorur nga sulmuesit në restorant, ku mbetën të vrarë 39 persona.Ora 09:00 FBI dergon ekspertet ne ParisNë ndihmë të hetuesve francezë FBI do të dërgojë një ekip të agjendëve të saj në Paris për të asistuar në hetimet e autoritetet franceze.7 Capture 6 5 4 3 2