Parisi në panik të plotë, banorët të mbyllur në shtëpi
Parisi është në panik të plotë pas sulmeve terroriste të mbrëmjes së djeshme.Banorët janë izoluar në banesat e tyre, janë mbyllur zyrat e shërbimeve komunale, shkollat, muzetë dhe tregjet e mëdha ushqimore. Ndërkaq transporti publik funksionon, gjithashtu edhe fluturimet ajrore, por kanë pezulluar udhëtimet drejt Parisit.Në Paris jeta është paralizuar pas sulmeve terroriste të së premtes. Banorët janë urdhëruar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre, ndërsa në rrugë ka vetëm policë. Në kryeqytetin francez njoftohet se janë mbyllur të gjitha zyrat e shërbimeve komunale, shkollat, muzetë, biblotekat, palestrat, pishinat dhe tregjet e mëdha të ushqimeve. Gjithashtu, mediat e huaja njoftojnë se janë anulluar të gjitha manifestimet publike. Ndërkaq vijon të funksionojë transporti publik.Ndërkaq vijojnë normalisht fluturimet ajrore nga të gjitha kompanitë,. me përjashtim të American Airlines, e cila ka njoftuar se i ka pezulluar përkohësisht fluturimet drejt Parisit. Më herët, kompania ajrore e fluturimeve Air France njoftoi se mund të ketë vonesa për mbërritjen e pasagjerëve në destinacione, për shkak të forcimit të kontrolleve.Por edhe pse transporti funksionon, për shkak të frikës qytetarët kanë pezulluar udhëtimet e tyre drejt Parisit. Gazetari I BBC-së, Ben Broën njofton se treni nga Londra në Paris, që ishte i rezervuar plotësisht, sot ka qenë bosh, duke e shoqëruar këtë situatë edhe me një foto.


/Oranews.tv/