Gazetat Ndërkombëtare pasqyrojnë sulmet në Francë

Tragjedia e ndodhur në Francë është pasqyruar edhe në gazetat më të mëdha të botës.E përditshmja Le Parisien hapet me titullin "Këtë herë, kjo është luftë." Ndërkohë gjigandja sportive "L'equipe" në një sfond krejtësisht të errët shkruan: Horror. "Le Figaro" e ka cilësuar si një luftë të hapur atë çka ndodhi në Paris, ndërkohë që në faqen e parë të "Le Soir" dallohet shkrimi: Masakër në Paris.Edhe gjigandët britanikë të informimit i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj tragjedie. "Mbi 150 të vdekur" është titulli kryesor i The Guardian.Edhe "The Daily Telegraph" e ka bazuar faqen e parë tek terrorismi, duke pasqyruar masakrën e Parisitsi dhe një lajm për Xhihadistit Xhon, i cili u sulmua më herët nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.Ndërkohë, New York Times ka dedikuar një artikull të plotë për ngjarjen, ku shkruan: Terroristët vrasin mbi 100 qytetarë në Paris, Franca shpall gjëndjen e emergjencës. Fjala horror është e pranishme edhe në hapjen e së përditshmes amerikane, "Daily News"."Të paktën 100 viktima në Paris pas sulmeve terroriste. Kamikazët dhe të shtënat me armë trondisin qytetin," shkruhet në këtë gazetë.gazetat/Oranews.tv/