Solidaritet në Tiranë, lule pranë ambasadës, francezët: Jemi në panik
Buqeta me lule pranë selisë diplomatike franceze në Tiranë si shenjë solidariteti ndaj viktimave dhe të lënduarve në Francë. Qytetarët shqiptarë kanë përcjellë në këtë mënyrë mesazhe ngushellimi ndërsa shtetasit francezë që jetojnë në Tiranë janë në panik për të afërmit e tyre në Paris.Qytetarët në Tiranë kanë shprehur solidaritet për jetët e humbura nga sulmet terroriste në Francë. Që në orët e para të mëngjesit, pranë Ambasadës Franceze në Tiranë janë vendosur buqeta me lule me mesazhin "Ngushëllimet popullit francez".Në panik kanë qënë dhe shtetasit francez që jetojnë në Tiranë. Pasi janë informuar nga media kanë telefonuar të afërmit e tyre në Paris të shqetësuar për të ditur se si është gjendja e tyre.Francezja Maria Terese Marchal që jeton prej 20 viteve në Tiranë shprehet e tonditur për atë çka ka ndodhur. Ajo thotë se populli francez nuk është racist duke respektuar cdo përkatësi fetare që jeton në të por përgjatë 1 viti është sulmuar dy herë.Maria Terese Marchal: “Hapa televizorin dhe u habita. Nuk e besova për një moment se e di që ka probleme kudo në botë.Nuk kanë faj. Mua më vjen shumë keq për këtë.Isha pak merak sepse kam fëmijë që banojnë afër Bastijes.Ne francezët nuk jemi racist, ne presim çdo njeri.”Denis Maureny ndodhet në Tiranë për arsye pune, ai do të kthehet në Paris. Ai thotë se Franca është si në gjendje lufte por nuk duhet të dominojë frika.Denis Maureny: "Kemi ardhur përpara disa ditëve për arsye pune. U informuam për ngjarjen që ka ndodhur. Nuk e di nësë të afërmit e mi janë gjallë apo janë lënduar. Por ne nuk duhet të kemi frikë. Jemi si një vend në gjendje lufte por nuk duhet të demostrojmë dhe të dominohemi nga frika.”Duke përcjellë ngushëllimet, shtetasit francezë thonë se sulmet janë zgjedhur mbremjën e së premtes kur Parisi është më i mbipopulluar për shkak të aktiviteve kulturore.
/Oranews.tv/