Naço i dorëzon detyrën Manjanit: Mjedisi politik s’do të lejohet të cënojë punën

Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani, bëri pasditen e sotme betimin para Presidentit dhe mori zyrtarisht detyrën.  Manjani nuk kurseu vlerësimet për paraardhësin e tij Nasip Naço, ndërsa garantoi se nuk lejon askënd në mjedisin politik të cënojë punën. Takimin e parë e zhvilloi me Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, prej të cilëve tha se mori mbështetje për Reformën në Drejtësi. Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani, bëri pasditen e sotme  betimin para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.Pas ceremonisë në Presidencë, ai është pritur në institucionin që do të marrë në drejtim nga paraardhësi i ti Nasip Naço i cili i dorëzuar punën e dy viteve si Ministër.Teksa shkëmbyen me njëri-tjetrin urimet dhe vlerësimet e rastit, Ylli Manjani dha zotimet e para si kreu i Ministrisë së Drejtësisë duke dhënë garanci se mjedisi politik nuk do të cënojë punën e këtij institucioni.Ai premtoi luftë të pandalur ndaj korrupsionit, ndërsa shtoi se progresraporti  do të jetë “Bibla” e punës së tij si Ministër dhe stafit të Ministrisë.Pasi mori në dorë çelësat e Ministrisë, dyert e zyrës së tij i ka hapur fillimisht për Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Naço:Kolegu nuk ma dorëzoi në këtë mënyrë detyrën, ju uroj sukseseNaço: “Jo pa qëllim kam marrë para jush të gjithë punën, arritjet që kemi pasur në këto dy vjet por dhe për të evidentuar dhe ato mangësi që nuk arritëm dot ti zbatonim në kohë. Kolegu nuk ma dorëzoi në këtë mënyrë detyrën. Por unë erdha këtu bashkë me objektiva të realizuar, gjithë punën që kemi bërë për t’ia dorëzuar zotit.Manjani dhe për të vazhduar aty ku e kemi lënë në drejtim dhe zbatimin të programit të qeverisë që mund të them që do vazhdojë të jetë e konsoliduar në realizimin e objektivave. Edhe njëherë Zoti. Manjani urime dhe suksese bashkë me këtë staf të mrekullueshëm që kam pasur”.Manjani vlerëson Naçon: Kemi pasur njeriun e vendosur në krye të drejtësisëManjani: Me të tilla mangësi dhe arritje na lashtë Perëndia të dorëzoj dhe unë detyrën, e vlerësoj shumë këtë prezantim. Më duhet të ndaj me personelin e Ministrisë një sekret pak politik po jo që të shkel ligjin e shërbimit civil se ndërkohë jam dhe nënkryetar i partisë dhe më duhet të shpreh vetëm vlerësime maksimale. Ju keni qenë nderi dhe krenaria që në drejtimin e punëve të drejtësisë, një sektor i vështirë se në Shqipërinë tonë të dashur shpesh gjërat komlikohen. Por në historinë e kësaj Ministrie dhe shtetit  ju do mbaheni mend si njeriu i qetë, që i keni drejtuar me një qetësi të jashtëzakonshme të gjitha sfidat që kanë dalë përpara, kjo është arsyeja pse jeni sot me këto arritje që dorëzoni. Zoti. Ministër ti je me ne në çdo çast, moment, kemi nevojë për ty. Kemi shumë nevojë për kontributin, qetësinë, filozofinë tuaj në këtë drejtim. Edhe për shkak të atyre debateve publike që lidhen me detyrën e Ministrit të Drejtësisë që janë  bërë publike kohët e fundit tregojnë se ne kemi pasur njeriun e vendosur, e qartë dhe të drejtë në krye të Ministrisë së Drejtësisë.Manjani: Raporti i progresit “Bibla” e punës sonëManjani: Dua tu siguroj juve dhe opinionin publik se do duhet ta vazhdojmë këtu, do ta përmirësojmë sigurisht, jemi në një situatë fiks pas raportit të progresit për Shqipërinë. Nuk kam ardhur këtu të ndryshoj prioritete, janë të vendosura në programin e  qeverisë. Kam ardhur të shpreh vendosmërinë për të çuar më tej të gjitha rekomandimet e atij raportprogresi. Bibla e punës sonë pa asnjë përjashtim është ai raport nga A tek ZH.Nuk kemi asgjë tjetër për të bërë, nëse bëjmë atë kemi arritur një mision shumë të shenjtë për ta afruar Shqipërinë në BE. Projekt më serioz se ky nuk ka, të gjitha të tjerat kalojnë në planin e dytë. Sigurisht që do duhet ti shohim në një këndvështrim pak më realist, por duke vënë theksin tek lufta pa asnjë kompromis ndaj korrupsionit. Atë që Ministri Naço ka nisur ne do duhet ta vazhdojmë, madje edhe ta thellojmë, është shumë e rëndësishme kjo. Ne nuk jemi institucion që japim drejtësi, por institucion që i shërben drejtësisë. Ofrojmë shërbime juridike dhe që të ofrojmë shërbimet juridike ka vetëm një rregull, të qeverisim mirë, me transparencë, ligjshmëri. Korrupsioni është armiku kryesor i joni, të gjithëve ne.Do ta vazhdojmë sigurisht aty ku e la Naço.Proçesi legjislativ është gjëja më e debatuar sot për sot, do duhet të ndërhyjmë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për të garantuar një proçes legjislativ transparent, por edhe të qëndrueshëm që të mos na ndodhë të ndërhyjmë në ligje ende pa hyrë në fuqi. Këto janë detyrat tona.Manjani: Mjedisi politik s’do lejohet të cënojë punënManjani: Historitë e tjera kjo politikë, apo ajo parti apo ça thotë ky, mi lini mua, i zgjidh vetë ato. Historitë e debatit politik dhe publik i sqaroj mirë. Të jeni të sigurtë që unë jam natyrë protektive që nuk lejoj askënd në mjedisin politik të dëmtojë apo cënojë njerëzit e punës.manjani nishanimanjanimanjani naco